Morena Taraku rrëfen tmerrin që përjetoi gjatë udhëtimit me avion

2 Tetor 2022, 12:10Lifestyle TEMA

Morena Taraku rrëfen tmerrin që përjetoi gjatë

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku ka rrëfyer së fundmi tmerrin që përjetoi në një udhëtim.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo tregoi për eksperiencën e keqe që e përjetoi në udhëtimin me aeroplan nga Kosova për në Turqi.

Megjithë këtë, ajo mes tjerash falënderoi Zotin që arriti mirë dhe bëri thirrje që të ketë më shumë dashuri dhe kujdes pasi jetës nuk i dihet.

“Faleminderit Zotit për jetën tjetër… Dashuri dhe kujdes vetëm për njerëzit e vërtetë pasi jeta është e shkurtër”, tha Taraku.

“Sot kisha një eksperiencë të keqe derisa po udhëtoja nga Kosova për në Stamboll. Pas gjithash, faleminderit Zot që arritëm mirë. Ju lutem respektoni dhe duani veten sepse askush nuk e bën. Faleminderit Zot që më ruajte, vazhdoi ajo.

Duket se kishte një problem gjatë udhëtimit, ndonëse nuk dha detaje më të hollësishme.

 

Lini një Përgjigje