

Një iranian që jetonte në një aeroport të Parisit prej 18 vjetësh ka ndërruar jetë.
I ngecur në një harresë diplomatike, Mehran Karimi Nasseri, bëri shtëpinë e tij në vitin 1988 një zonë të vogël të aeroportit Roissy Charles de Gaulle.
Përvoja e tij frymëzoi filmin e vitit 2004, “The Terminal”, me protagonist Tom Hanks.
Nasseri përfundimisht iu dha e drejta për të jetuar në Francë, por ai përfundoi duke u kthyer në aeroport disa javë më parë, ku vdiq nga shkaqe natyrore.
I lindur në vitin 1945 në provincën iraniane të Khuzestanit, Nasseri fillimisht fluturoi në Evropë në kërkim të nënës së tij.
Ai kaloi disa vite duke jetuar në Belgjikë, pasi u dëbua nga vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Holandën dhe Gjermanin.
Kjo për shkak të mungesës së dokumenteve të sakta të imigracionit.
Më pas ai shkoi në Francë, ku e bëri shtëpinë e tij terminalin “2F” të aeroportit.
I ngulitur në stolin e tij, i rrethuar nga karroca që përmbanin pasuritë që kishte grumbulluar, ai i kalonte ditët duke shkruar për jetën e tij në një fletore dhe duke lexuar libra e gazeta.
Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe tërhoqi vëmendjen e Stephen Spielberg, i cili drejtoi filmin “The Terminal”, me aktorë Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.
Pas publikimit të filmit, gazetarët u dyndën për të folur me njeriun që kishte frymëzuar një film të Hollivudit.
Pavarësisht se iu dha statusi i refugjatit dhe e drejta për të qëndruar në Francë në vitin 1999, ai qëndroi në aeroport deri në vitin 2006, kur u dërgua në spital për t’u trajtuar për një sëmundje.
Më pas ai kaloi kohë duke jetuar në një bujtinë duke përdorur paratë që kishte marrë për filmin.
Lini një Përgjigje