Leonid Radvinsky, miliarderi dhe pronari i platformës së përmbajtjes për të rritur OnlyFans, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Leo Radvinsky. Ai u largua në paqe, pas një beteje të gjatë me kancerin”, thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë, ndërsa familja e tij kërkoi respektimin e privatësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Sipas Bloomberg, Radvinsky bleu shumicën e aksioneve të platformës në vitin 2018 dhe luajti një rol kyç në transformimin e saj në një nga modelet më me ndikim të biznesit digjital në industrinë e përmbajtjes pornografike. Platforma u mundëson krijuesve të përmbajtjes të tarifojnë drejtpërdrejt përdoruesit për akses në materialet e tyre.
Vdekja e tij ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e pronësisë së platformës, e cila konsiderohet një nga shërbimet më të diskutueshme të përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit që prej shfaqjes së Facebook.
OnlyFans u themelua në vitin 2016 nga sipërmarrësi britanik Guy Stokely dhe djali i tij Tim Stokely, duke fituar popullaritet të madh për shkak të përmbajtjes për të rritur që nuk lejohet në rrjete të tjera sociale.
Platforma njohu rritje të ndjeshme gjatë pandemisë. Së fundmi, Radvinsky ishte në negociata për shitjen e një pjese prej 60% të kompanisë, në një marrëveshje që e vlerësonte platformën në rreth 5.5 miliardë dollarë.
Jam shume i kenaqur, mori ate qe meritoj dhe miliardat e tij nuk e shpetuan dot, pas gjithe poshtersive e pislliqeve qe perhapi ne gjithe globin ,per te gjithe ata qe nuk besojne se drejtesia hyjnore nuk eksiston ,ketu lahen mekatet e para atje lahen perjetesisht ,tani do ta shikoje se sa shume do i hyne ne pune miliardat atje ku ka perfunduar.