“Qëndronim 18 orë vetëm” - Me lot në sy, Granit Xhaka rrëfen fëmijërinë: Në moshën 4-vjeçare mbaja çelësin e shtëpisë

21 Mars 2026, 10:36Lifestyle TEMA
“Qëndronim 18 orë vetëm” - Me lot në sy, Granit

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka ndarë një rrëfim prekës për fëmijërinë e tij si pjesë e një familjeje emigrante, duke treguar sakrificat që kanë bërë prindërit për t’u siguruar një jetë më të mirë. Me lot në sy, ai kujtoi se që në moshën 4-vjeçare mbante përgjegjësinë e çelësit të shtëpisë, ndërsa prindërit punonin me orë të gjata për të siguruar bukën e gojës.

“Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë. Lidershipin e kam pasur që në moshën 4-vjeçare. Prindërit e mi punonin gjatë gjithë ditës. Punonin ekstra për të na dhënë atë që donim. Vëllai im është një vit më i madh se unë, ai ishte 5 vjeç, unë 4. Por çelësin e shtëpisë e mbaja unë, kisha përgjegjësi për çelësat. Kishte periudha kur qëndronim deri në 18 orë vetëm në shtëpi.

Dhe gjithmonë them se nuk mund ta imagjinoj t’i lë vetëm fëmijët e mi për 18 orë. Nëna ime punonte nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 3. Bënte ushqimin, vinte në shtëpi, përgatiste ushqimin tjetër dhe shkonte sërish në punë. Edhe babai im njësoj. Ne kurrë nuk harrojmë se nga vijmë. Nëse beson në diçka dhe punon fort, mund t’ia dalësh,”– u shpreh ai.

Rrëfimi i Granit Xhaka është një dëshmi e fortë e sakrificës dhe përkushtimit, duke treguar se pas suksesit fshihen histori të vështira dhe shumë punë.

 

14 Komente

  1. G
    Go West

    Urime per Xhaken! Na ka bere tifoza te Sunderlan.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      po ike or pleh ordiner sepse ti je rritur ne Zvicer qe eshte parajsa e Europes per mireqenje dhe standart jetese, prinderit e tuaj duhet te jene fshatare ordinere nga Kosova sepse nqs se sociali do ta dinte qe ju rriteshit ashtu sic e pershkruan ti ato do te merrnin masa penale kunder prinderve te tuaj, je rritur ne mes te mirrave or fshatar ordiner

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Ore zotëri, vërtetë nuk ndjen turp, kur pa më të voglën arsye vjell vrer ndaj dikujt i cili me ato që tregon thjesht do t'ju bëjë të qartë të rinjve, se me punë dhe sakrificë mund të arrijnë majat e suksesit?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur flet gjoja para mendjes

          Ore "diplomat"ai po thote te verteten dhe per ate socialen qe thote ti,po te rronin me lemoshe pa' punuar nuk do te kishin mundesi te ndiqnin Sportin se ato para lemoshe nuk do te mjaftonin.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Njojtes i Mashtruesit Ordiner Muc Xhepa

            Mos ia vini re Muc Xhepes, diplomat karriere dhe prozator, kalon pleqerine neper kafenete e Elbasanit, ndersa gruan e vajzen i ka lene ne Maryland te SHBA-se.

            Përgjigjjuni
        2. J
          Juli

          BRAVOO Xhaka. Edhe në që ikëm në vitet 90' të njëjtën gjë kemi bërë. Këta shqipot që shkojnë tani i futen drogës e hashashit. Na kanë nxirë faqen.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qyteterimi duke vjedhur eshte ndertuar

            Te kane nxire faqen ty po kane futur ne shqiperi aq te ardhura sa ti e shoket e tu as I enderoni...Gjithesecili e sheh rrugen drejt pasurimit ne rrugen e vet...Shteti eshte rregullatori.Po qe se ka shtet.Amerika edhe sot nje shtet i tere vjedh duke vene tariff te larta....apo duke hapur luftera e rritur artificialisht cmimet

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juli

              Atëherë do ZOTI. I shesin drogë fëmijëve që kw në shtëpi dhe bëhen bosa. Të marrin gruan,motrën,mamanë ta qiiisin ke semafori. Atëherë pasurohen të gjithë nga pickat që ke në shtëpi. Do zoti, AAMIN.

              Përgjigjjuni
          2. .
            ..

            Xhaka thote qe punonin nga ora 4 e mengjesit deri ne 3 mbasdite, dmth 11 ore. Nga e gjete 18 ore o gazetar se nuk del llogaria.Pastaj nuk e di cfare ligjesh ka Zvicra por ne Amerike nuk i le dot femijet nen 12 vjec vetem.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Lexoje dhe nje here, ndoshta kuoton!!

              Përgjigjjuni
              1. .
                ..

                @ Pjeter: lexoje ti se mbase tani e merr vesh?? Punonin ekstra për të na dhënë atë që donim. Vëllai im është një vit më i madh se unë, ai ishte 5 vjeç, unë 4. Por çelësin e shtëpisë e mbaja unë, kisha përgjegjësi për çelësat. Kishte periudha kur qëndronim deri në 18 orë vetëm në shtëpi. Dhe gjithmonë them se nuk mund ta imagjinoj t’i lë vetëm fëmijët e mi për 18 orë. Nëna ime punonte nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 3.

                Përgjigjjuni
            2. E
              E meriton ti urojme sukese dhe shendet..

              Duhet respektuar Historia e dhimbshme qe tregon Xhaka ! Si shumica pothuaj e Historive te shqiptareve themi neve por mos te harojme se Histori te till kane perjetuar dhe perjetojne dhe shume te tjere edhe ne ditet e sotem te Civilizimit ne maksimum te jetes...edhe en shtet me te forta ne Evropes. Si psh ne Gjermani ..ka Familie qe mezi kane patur mundesi te ushqeheshin me ushqim te bollshem... em Famile me 6 femije... Por Zotesia e Xhakes , qe ka punuar dhe ndima e Zotit qe ja ka dhuruar kete dhurate ne jeten e tije qe u be Futbollist i shkelqyeshem qe ka qene gjithmone i kerkuar ne tregun e Futbollit... Le ti urojme Xhakes dhe shume njerezve te tjere suksese dhe nje jete te lumtur.... Nese Xhaka ka bere ndonej bamiresi ne jeten e tije ne njerez te panjohur apo te njohur, kjo do ishte dhe nje dhurate per ata qe jetojne ne varferi...

              Përgjigjjuni
              1. J
                JORGOS

                RESPEKT PER. TE GJITHA FAMILJET SHQIPTARE QE PUNUAN ME DJERS. EDE ARRITEN. KETU. KU. JAN VETEM ME. DJERRSEN E BALLIT ARRIHET. GJITHCKA. SE. ME KETO PUNET. E PISTA JAN. DITET. E NUMERUARA FLM

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kris

                  kjo eshte jeta ne fillim te emigracionit

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje