
Nga karburanti te çadra, sa na kushton një ditë në plazh?Gjatë stinës së verës, një pjesë e mirë e jona shpenzon lejen vjetore në ditët e nxehta.
Dikush pushon 7 ditë, dikush tjetër më gjatë, dikush vetëm në fundjavë. Familjarë ose jo, të gjithë duhet të përballemi me çmimet e kripura në bregdet, sidomos në pikun e sezonit, gjatë muajve korrik dhe gusht.
Sa mund të kushtojë mesatarisht një ditë në plazh? A mund të kursejmë apo ky është një mision i pamundur?
Me producentin e ekonomisë Angelo Haruni, me laps e letër, përllogaritëm faturën e pushimeve në “Dita Jonë.
“Në ditë shpenzon 18 500 lekë në ditë, ose 129 000 lekë për 7 ditë. Pa llogaritur transportin, rreth 12 000 lekë. Është një sport i kushtueshëm të bësh pushime në Shqipëri. Konsumohen dy paga mesatare të çiftit për pushimet”, tha Angelo.
Shum drejte, kjo duket kur je ne plazh, ketu ne Golem cadrat jane bosh, cmime te larta ne cdo vend.
Tokë e xanum. E kane pushtuar banditet edhe bregdetin me lejen e shtetit.
Epo sport eshte , siç thote edhe artikulli. Mund t'a ushtrosh nese te pelqen . Me lire mund te kushtoje tek ballkoni i shtepise fhe re lahesh ne dush hahahah...