Numrat e zgjedhur nga ChatGPT i sjellin amerikanes një çmim lotarie prej 100,000 $

17 Tetor 2025, 15:10Lifestyle TEMA
Numrat e zgjedhur nga ChatGPT i sjellin amerikanes një çmim lotarie

Një grua nga Michigan i Shteteve të Bashkuara është bërë fituese e 100 mijë dollarëve në lotarinë Powerball, pasi vendosi t’i kërkonte inteligjencës artificiale ChatGPT të zgjidhte numrat për të.

Sipas ClickOnDetroit, gruaja nga qyteti Wyandotte tha se nuk kishte një mënyrë të veçantë për të zgjedhur numrat, ndaj vendosi të pyeste ChatGPT. “E pyeta ChatGPT të më sugjeronte disa kombinime dhe e zgjodha atë që më pëlqeu më shumë. Kur pashë që kisha fituar, s’e besoja dot,” ka rrëfyer ajo.

Bileta fituese i solli 100 mijë dollarë pas taksave, ndërsa gruaja ka deklaruar se do t’i përdorë paratë për të shlyer borxhet dhe për të kursyer./E.K

Burimi: ClickOnDetroit

Lini një Përgjigje