Ora verore rikthehet këtë fundjavë, akrepat lëvizin një orë përpara

27 Mars 2025, 10:44Lifestyle TEMA
Ora verore rikthehet këtë fundjavë, akrepat lëvizin një

Të dielën, më 30 mars, do të rikthehet ora verore, ku akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, duke kaluar nga ora 02:00 në 03:00.

Ky ndryshim sjell më shumë dritë gjatë pasdites dhe optimizon përdorimin e rrezeve të diellit. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fund të tetorit, kur do të rikthehet ora diellore.

Ky ndryshim është i harmonizuar në të gjithë Europën dhe është vendosur me ligj në vitin 1981 për të kursyer energji elektrike.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Po, cohem ne 5.00 te mengjesit por nuk mjafton. Tani duhet te cohem ne 4....deri 67 vjec(po arrita pensionin). Keto jane ligjet, rregullat.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje