Princi Louis, 7 vjeç, mori një "ofertë pune" dhe Pallati dha një përgjigje që i bëri të gjithë të qeshin!

17 Tetor 2025, 16:54Lifestyle TEMA
Princi Louis, 7 vjeç, mori një "ofertë pune" dhe

Princi Louis u ftua të ishte përfaqësues nderi në Kampionatin Botëror të Conkers, një lojë tradicionale britanike ku fëmijët përplasin gështenja të egra (të quajtura conkers) derisa njëra të çahet.

Roli do të ishte simbolik, por pallati mbretëror u përgjigj me humor, duke thënë se Louis po “conker-tron” (që i përngjan fjalës koncentrohet, pra përqëndrohet) te mësimet tani për tani.

“E vlerësojmë shumë ftesën, por për momentin Princi Louis është duke u ‘conker-truar’ në shkollë,” tha zëdhënësi i çiftit mbretëror.

Gjatë një daljeje të fundit me Melania Trump, Kate Middleton u shpreh se Louis ka nisur një “karrierë të fshehtë” si mbledhës gështenjash të egra.

"Conkers" janë farat që bien nga pema e gështenjës së egër gjatë vjeshtës dhe përdoren në një lojë të vjetër britanike, ku dy fëmijë përplasin farat e tyre me qëllimin për të çarë atë të kundërshtarit.

Lini një Përgjigje