Programi i njohur “Redemption Through Reading”, ose “Ler Liberta”, po tërheq vëmendje të madhe në Brazil, pasi u jep të burgosurve mundësinë të ulin dënimin duke lexuar libra dhe duke dorëzuar ese të shkruara me dorë. Ky model rehabilitimi është vlerësuar nga studiuesit, të cilët tregojnë se personat që marrin pjesë në programe edukative kanë deri në 43% më pak gjasa të kthehen në burg.
Programi funksionon në mënyrë të thjeshtë: për çdo libër të lexuar, qoftë letërsi, filozofi apo shkencë, i burgosuri mund të përfitojë 4 ditë ulje dënimi, me kusht që të dorëzojë një përmbledhje të shkruar me dorë për të provuar kuptimin e veprës. Qëllimi është të zhvillojë mendimin kritik, vetëdisiplinën dhe aftësitë intelektuale, duke e bërë edukimin një urë të vërtetë drejt rikthimit në shoqëri.
Rasti që po bën xhiron e mediave: Ish-presidenti Jair Bolsonaro
Së fundmi, programi është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi ish-presidenti i dënuar Jair Bolsonaro është regjistruar si pjesëmarrës. Ai po vuan një dënim prej 27 vitesh e 3 muajsh dhe, njësoj si çdo i burgosur tjetër në Distriktin Federal, ka të drejtë të ulë dënimin përmes leximit.
Bolsonaro ka marrë tashmë listën e librave të miratuar për programin “Ler Liberta”, mes të cilëve gjenden vepra që trajtojnë demokracinë, autoritarizmin dhe të drejtat e njeriut. Midis tyre janë “Ainda Estou Aqui”, një roman që flet për represionin gjatë diktaturës ushtarake, dhe klasiku “1984” i George Orwell, një vepër rreth totalitarizmit dhe kontrollit shtetëror.
Ish-presidenti ka 21 ditë kohë për të lexuar çdo libër dhe 10 ditë të tjera për të dorëzuar esenë e shkruar me dorë, ashtu si çdo i burgosur tjetër. Në total, programi lejon deri në 11 libra në vit, që do të thotë maximum 44 ditë ulje dënimi çdo vit.
Sipas ketij ligji, I bie we nje I denuar me 20 vite burg, boll te lexoje 20 libra dĥe liroihet nga burgu. U pjerdhca mu ne lajme qe na jepni!
Me cfar merret Monika kto dit qe nuk eshte me Floririn ?
ti je per ti rritur as te lexosh dhe kuptosh nuk din,thote 44 dite ne vit o tarallake