Rama: Florian Marku, ambasador i Shqipërisë! S’ka më protagonistë të sportit të braktisur nga qeveria

27 Gusht 2022, 11:53Sport TEMA

Rama: Florian Marku, ambasador i Shqipërisë! S’ka më

Kryeministri Edi Rama e quajti Florian Markun ambasador të Shqipërisë me sukseset e tij.

“Sot e bëjmë këtë vlerësim për një mbasador të Shqipërisë, i cili prejaradhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe në Myzeqe nga gjyshja.


Ka shkuar në emigracion që i vogël në Greqi ku ka nisur karrierën më pas në Austri e më pas shpërthimin e ka pasur në Britaninë e Madhe ku ne aq shumë kemi nevojë për të nxjerë në pah shembuijt e suksesit se shqiptarët që jetojnë, punojnë e bëjnë sukses qoftë dhe si kuzhinier apo pronarë të vegjël biznesesh, apo si ndërtues, janë shumë më tepër se sa ta pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë”, tha Rama në ceremoninë e nderimit në Kryeministri.

Duke iu përgjigjur kritikëve, Rama tha se “mëse do të kishte pak vëmendje e pak sens patriotizmi e sens dashamirësie e ata që rudhin buzët për këtë ceremoni do duhet të buzëqeshin se këtu bëhet fjalë për të nderuar një sportist që realisht i ka arritur të gjitha si i kanë arritur dhjetra mijëra emigrantë shqiptarë, e i cili na nderon të gjithëve pasi shpalos flamurin kuqezi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve sportive”.
Rama tha se nga celebrimi për suksesin e Luiza Gegës, e tani Florian Markut, do të hapet kapitulli i nderimit të cdo sportisti që i sjell vendit medalje.

“Ka pasur dhe të tjerë kampionë jo aq të rëndësishëm ndoshta sa Luiza për shkak të asaj zone sportive ku arriti të jetë kampione dhe ne nuk i kemi celebruar kështu por me celebrimin e Luizës ne e hapim këtë fazë dhe do bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do i sjellin Shqipërisë medalje”.


Sipas Ramës, “sot ndryshe nga cfarë u tha e u stërtha në momentin e triumfit të Luizës, s’ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit, ka një sistem mbështetje dhe një sismtem shpërblimesh për protagonistët”.

3 Komente

  1. D
    Detari

    Tani e tutje asnje keqardhje per “sportistat”.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Po c'mut prejardhje ka nga Kosova Florian Marku. Ai eshte nje laluc i paster nga Myzeqeja. ........ . Nuk ka te krishtere ortodokse shqiptare ne Kosove....... ......................... . Nuk ka patur kurre ne Kosove emra si Kozi, Lazi, Profi, Gori, Miti, sic i kane patur emrat paraardhesit e Florianit.................. . Turp per te qe mohon prejardhjen, por turp dhe per kryeministrin qe ja fut kot.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kavajsi

      Ky Floriani boksier i madh?Ja ke fut kot, o Edo kete rradhe.Floriani ndeshet vetem me boksiere me nivel te ulet.Sa per njohjen neper bote,Markun e njeh vetem shtepia e vet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje