
Aktori i njohur, Arben Dervishi ka rrëfyer vendimin për t’u zhvendosur përfundimisht në Amerikë, pasi u rikthye disa herë në vendin tonë.
Ai ka treguar se rroga në teatër ishte e ulët dhe se vajzat e tij s’mund të jetopnin në Shqipëri pasi kishin ëndërri të studionin atje. Në emisionin “Rudina”, ai u shpreh se edhe jeta në SHBA nuk ka qenë e lehtë pasi ka punuar si pastrues dhe shofer kamioni për 16 vite.
Arben Dervishi tha se ishte një stres i tmerrshëm për të pasi nuk dinte gjuhën dhe rrugët, ndërsa shtoi se mori vendimin për të hapur një kafenë në Miçigan me kërkesë të vajzës së tij të madhe.
Arben Dervishi: Jam larguar në 2003, ishte një çmenduri atëherë. Amerika ka një magji, një mister, ti thua ta shikoj njëherë, shkon, e kupton që nuk është ajo që ke menduar ti, por ka një fuqi të tmerrshme që ty të mban. Unë jam kthyer sërish mbrapa, por jam rikthyer sërish atje. Këtë herë shkova sepse dy vajzat e mia e kishin jetuar Amerikën dhe nuk mundej më të largoheshim, ato kishin ëndërr të studionin. Ato nuk jetonin dot më këtu sepse ato që u ofron Amerika.
Këtu ndjeja mungesën e frigoriferit, nuk ishte më plot, merrja dy çanta të vogla. Se kur punonin në teatër aq ishte rroga 280, dhe aq kanë vajtur 430.
Kjo më bëri të largohesha. Unë largohem nga Korça pasi bëj një recital me Zamirën si shfaqje përmbledhëse, “Sa ka parë Korça si këto”, dhe ishin 23 shfaqje të dhëna rresht në Korçë me një sallë me 500 se ishte shumë e madhe dhe ti shkon e përplasesh atje që do të bësh punë të ndryshme.
Kam bërë pastrime, pastrim lokalesh, ndërtesash, pastaj kur u ktheva herën e dytë unë fillova të punoja shofer mauneje sepse nuk mundje ta mbaje veten me rroga kaq të vogla ndërsa shoferi i maunes ishte një rrogë shumë e mirë.
Rrugë shumë të gjata, me një gjuhë copë-copë, pësoje stres, si do të më presin, çfarë do të më thonë kur të shkoj atje, si do ta gjej rrugën, ku do të shkoj unë i ziu, si do të më shkojë kjo makina, ishte një stres i tmerrshëm. Madje kur kam ardhur te “Puthja”, te një komedi që më ka thirrur Korça, po të them që nuk mbaja mend tekst, e kisha të tmerrshme ngaqë kisha përjetuar rrugën e gjatë, më hidhërohej goja kur udhëtoja, isha shumë i stresuar, një profesion që ti s’e ke pasur, rrugë që s’i njeh, njerëz që të presin që ti s’di gjuhën.
Ishte e tmerrshme. E vazhdova pastaj se u lehtësua dhe ajo punë, e vazhdova 16 vjet si shofer kamioni. Punova shumë. Në dimrat e tmerrshëm të Miçiganit që bora, rrugët e gjata, koha e gjatë e punës, do të ngriheshe çdo ditë në 4 të mëngjesit.
Pastaj erdhi koha kur fëmijët, u rritën vajzat dhe ajo e madhja më tha babai nuk dalin lekët me kaq dhunë që do ti nxjerrësh ti babai, me vuajtje kaq të madhe, ka edhe një mënyrë tjetër që mund të nxjerrim lekë. Bëmë një kafe tonën.
Dhe si shofer ( maunesh ) paske 29 vite ne Amerike e nuk ja ke mesuar akoma se si thone , shofera ka shume qe punojne si puna jote , por nuk jane bere te pasur sa me hap kafene , shiko se nga te ksne ardhur dollaret ,pyet gocat .
Ik ore trap...nuk kushton fare te blesh nje bisnes....shume me lire se te blesh garsiniere ne Tirane
Oh shoku, se cfare doje te thoje, se cfare doje te nxirrje thelle nga shpirti jot, se cfare doje te transmetoje,, nje lemsh bere, jo Korca, jo pastrimi, jo kamioni, jo frika e stresi, jo kafeneja, jo erdha po ika, jo vajzat jo gruaja, jo akulli jo rruga. hehehehe E them me nje fare sarkazme se nuk e kuptova se cfare doje te nxirrje nga vetja sikur do cliroheshe,, se e kuptova shume mire, por puna eshte a je ti i qete o Ben per ato qe bere, nga aktor ne pastrues halesh e kamjonaxhi nga mengjesi ne mengjes rrugeve te pafund te amerikes, se me sa kuptova nuk dukej se ja dole me ate qe bere. Se puna seshte turp, por puna eshte qe nga skena ne nevojtore, sikur nuk shkon. Dhe pastaj dalim me ca teori, e bera per kete e bera per ate,,,,,Po nuk pe nje dite te bardhe pee vete,,,,edhe ata rredh teje skase si te jene te gezuar, pra sikur nuk shkon kjo rremuje qe na tregove,,,,
E pse nuk u bë aktor në USA?
Kishte talent me shume se ca duhet per ne Amerike . Shume kane shkruar si puna e ketij me endrra Hollywood dhe kane marre hellin.
I sinqertë, e rrallë për një aktor. Hallall kamioni dhe fshesa.
Lerini rehat emigrantet ne dramat e tyre. Nuk ka keq Shqiperia nga emigrantet por nga dembelet pordhemedhenj qe I duan leket tu vine ne dore nga qielli. Qe vetem ankohen se ska pune dhe vetem peshtyjne e percmojne punet e te tjereve. Dhe ne fund marrin guximin te te tregojne dhe rrugen qe do ndjekesh. Shqiperia nuk do ishte ketu ku eshte mos ishte vrare PUNA si institucion. Per kete fact duhet te mos ta shohin driten e diellit me sy Sala me shpuren e tij qe premtonte dhe idiotet besonin ne White Check (cekun e bardhe). Nuk ka rendesi cfare pune mund te besh por, nje gje eshte sigurte qe je duke bere nje gje miliona here me te mire se duke llapur gjithe diten kafeneve. Kjo vlen per cdo moshe dhe cdo kohe. Thoshte Naimi I shkrete “pune,pune Nate e dite qe te shohim pakez drite “ por, kush e vlereson.
Besoj e kishit fjalen per "blank check".............. :)
Mire ua the... por kujt ja the! Keta PARAZITE qe dijne gjithçka por s'dijne asgje... jane thjeshte TE NEVERITSHEM. Respekt per EMIGRANTET, per mundimet e sakrificat e tyre qe kane mbajtur me buke Shqiperine per 30 vite e me shume. Keta pordhanjose "komentues", as jane ne gjendje t'i imagjinojne. Kane trashur qafat... dhe trute. Nuk ja vlen as t'u pergjigjesh.
Domosdo jemi te vetmit per komente,se kemi bere hajer si shtet I perparuar, aaa pika ne nuk kemi akoma semafor ne ruge ecim si gomeret..