Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, dhe filantropes Melinda Gates, ka nisur rrugën e saj profesionale, pavarësisht faktit se nuk do të trashëgojë pasurinë marramendëse të prindërve.
E diplomuar në Human Biology në Universitetin Stanford, Phoebe ka prezantuar së fundmi projektin e saj të parë si influencuese dhe sipërmarrëse: një episod podkasti të titulluar Sticking With Style, në bashkëpunim me aktivisten Sophia Kianni dhe artistin Tay Nakamoto. Ato ndajnë këshilla për studentët se si të dekorojnë dhomat e konviktit për semestrin e vjeshtës 2025, si pjesë e një marrëveshjeje me markën Command Brand.
Ky bashkëpunim shënon hapat e parë të Phoebe Gates në botën e marketingut digjital dhe influencimit online.
Në një intervistë të fundit, ajo ka treguar për pasiguritë që ka ndjerë gjatë studimeve, si dhe për sfidat që ka hasur për të provuar veten si vajza e një prej njerëzve më të pasur në botë. Madje, zbulon se ka dashur të lërë studimet për të ndjekur një ide biznesi, por është përballur me refuzime, përfshirë edhe nga vetë babai i saj, i cili dikur la Harvardin për të krijuar Microsoft.
Aktualisht, Phoebe po përgatit edhe lançimin e platformës së saj digjitale të modës, Phia, që synon të sjellë një mënyrë të re të të bërit shopping online.
Ajo thotë se suksesi nuk matet me mbiemrin që mban, por me përkushtimin dhe aftësinë për të përballuar refuzimin. “Jam mësuar të punoj fort dhe të mos e kem frikë fjalën ‘jo’,” është shprehur ajo.
Ndryshe nga shumë fëmijë të pasanikëve, Phoebe është e vendosur të ndërtojë karrierën e saj me forcat e veta
Do filloj te qihet me leke e shkreta se do babi te shpetoj zezaket me side te afrikes.
Nuk I do parate e tij se tani eshte e rritur dhe e kupton mire se çfare plehre e ka babane.