Stresi e filmonte teksa e rrihnin rëndë! Medi Iseni zbulon si reperi me babain e tij e futën në kurth

7 Gusht 2024, 16:35Lifestyle TEMA

Stresi e filmonte teksa e rrihnin rëndë! Medi Iseni zbulon si reperi

Historia mes Noizy-t dhe TikTok-erit, Medi Iseni vazhdon… Pas arrestimit të këngëtarit mëngjesin e sotëm një tjetër deklaratë është bërë nga TikTok-eri i cili akuzon reperin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi dhe babain e tij, Sali Lushaj si personat që kanë thurur planin për rrahjen brutale të bërë ndaj tij.

Siç ka thënë edhe më herët, ai rikonfirmon për Top Channel se Stresi është personi që e ka futur në kurth, duke u bërë kështu viktimë e një sherri të rëndë.

Nga bisedat në Ëhat’s App, Stresi i kërkon Medit të shkojë te një dhomë në klubin në Pejë, për ta prezantuar me Noizyn dhe siç i thotë ai “për të mbyllur çështjen”. Në përgjigje, Medi i shkruan se nuk dëshirë të takohet, pasi mund të krijohet ndonjë problem. Nga ana tjetër Stresi i garanton që të mos shqetësohet, dhe me këtë mesazh Medi bindet dhe shkon në pikëtakimin, aty ku doli i rrahur rëndë.

Stresi: Hajde këtu te dhoma. Pimë ndonjë gotë. Kur të vijë zini (Noizy) ta prezantoj dhe t’i mbyllim

Medi: Po s’du me u taku me atë brenda pa u kry mos ka ndonjë problem aty brenda

Stresi: Pa merak kam fol më parë

Medi: Okej, a të vij me këta dy brenda, të nisem

Stresi: Hajde këtu jam

Medi Iseni tregon se personi që e ka filmuar teksa e rrihnin rëndë ka qenë Stresi, ndërsa prapa kamerës qëndronte edhe Noizy, për të cilin thotë se kur kanë ndaluar së filmuari e ka rrahur barbarisht dhe në mënyrë çnjerëzore.

Ndërkohë në një audio mesazhi “what’s App”, ai dëgjohet duke i thënë babait të Stresit se është nisur për në Pejë se bashku me disa nipër e dhëndr të tij për të zgjidhur problemet me Noizyn dhe se nuk ka asnjë qëllim të keq ndaj tij.

“Si je, familjen? Jam rugës në Pejë me nipërat e mi dhe me dhëndrat në një lounge pasi nuk e mbylla me Noizyn siç duhet”, dëgjohet t’i ketë thënë ai.

Babai i Stresit i përgjigjet se “ka shkuar edhe Gani Geci aty, pa problem”, duke i thënë të mos shqetësohet.

Pas sherrit brutal, Medi ka shkëmbyer mesazhe sërish me babanë e Stresit, i cili sipas tij “bën sikur nuk di gjë me ngjarjen e ndodhur”, por në fakt thotë Medi për TCh, ky kurth ka qenë i planifikuar në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Babai i Stresit: Kështu po më thotë një djalë që s’kanë folë hiç, po kanë sharë dhe gjuajtur. U lidhe me Kozakun (personazh i njohur në TikTok, se po flas me të po hapja telefonin.

Medi: Ne as nuk kemi fol, të kallëzon Arkimedi

Babai i Stresit: E di se më tha ai djali. Kanë qenë edhe të Kosovës? Më fal, qetësohu dhe flasim. Medi! Hë Medi si je? A shkove në shtëpi? Fola dhe me Stresin se ishte në gjumë në Kosovë. M’u betua në Zot dhe në çdo gjë që skam pas asnjë sinjal. Flasim kur të vij në Tiranë se s’duhej të ndodhte kurrë. Baba u mërzit boll dhe nuk e di o Met, veç ka ndodhur keq.

 

8 Komente

  1. O
    Otto

    filmote thone karat e meros. filmoNte o injorantet e gjuhes shqipe

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir meta

      Sallat injorantesh horra.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zizi

        Pune malokesh e katunaresh....gjelle qensh! Çohu o Enver e qija motrat edhe nje here se paskan qene plehra fare....mbylli ne pyll edhe nje here

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Medi e ka merituar te rrahuren se s'i eshte mbyllur ndonjehere goja duke share para e mbrapa Noizyn dhe Stresin kur dilte live me Cllevion. Dy zagare, ndër shume te tjere, qe lehin per fame ne kurriz te te tjereve dhe kaq e kane pak ate qe kane marre, por qe Stresi me te atin nuk mund te mos mungonin as ne kete rast te tregonin karakterin e zones se tyre prej besepreresh dhe skuthash.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Ça shijesh ke mor popull car që dëgjon muzikë të tillë ? Si mund të dalin artista këta karagjozë , shpellarë, pa tru e pa kokë. Shifi formën e kokës e të surratit. Ngjajnë me Jemenitë. Asgjë prej europiani. Buzderr njeri, kokë asimetrike tjetri. Ku përfundoi Shqipëri e shkretë. Nga Avni Mula e Çako, te Stresi dhe i jati rrugaç . Si është e mundur që Saliu ka gjithmonë afër vetes njerëz të këtij niveli? O zot ver dorë . Po nuk mund të jetë kaq mizore kjo jetë . Nuk flas për standart jetese. Flas për emancipim të këtij populli. Ka kapur fundin duke dëgjuar këtë bordello muzikë.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sherifi

              Stressi rrace kurvash te pabesa

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrasini brenda keta horra

                Ne mungese te shtetit, e mira do kishte qene qe keta te hanin kokat njeri me tjetrin! Horra qe jane shembulli me i keq per te rinjte! Sa turp qe shteti ska fuqi me keta plehra qe kane marre kot!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Ks

                  Sa njerez te pabese. Po gjaksit nuk ja bej at kurth. Babai i stresit qenke nje grua e perdale, shihesh dhe nga fytyra. Jo qe me dhimbset se ai talibani yne eshte edhe me i keq, por pabesia e piset e ketyre qe edhe mbahen per burra.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje