Të ftoj në duel, te Ferma VIP!

2 Mars 2024, 19:41Lifestyle TEMA
Të ftoj në duel, te Ferma VIP!

 

Ka ditë që produksioni më i ri i televizioneve shqiptare, Ferma Vip që pritet të nisë së shpejti në Vizion Plus ka ngacmuar ndjeshëm kurioziterin. Të gjithë duan të dijnë kush do të jenë personazhet VIP? Sa e madhe do të jetë shtëpia, po ferma… Ç’kafshë do të ketë e ç’punë do të duhet të bëjnë konkurentët në këtë Fermë? Pyetje që pasojnë njëra -tjetrën ndër audiencën që ende nuk e di se në këtë reality show veç punës së tokës e të fermës, konkurentët do të duhet të kalojnë edhe në duele të forta përballë njëri-tjetrit për të mbijetuar e vazhduar në atë garë.

Pra dueli do të jetë pika më e fortë e këtij formati- duel në dije, në strategji e duel në sfida fizike gati gati si tek “survive”, ç’ka do t’i japë këtij formati edhe më shumë adrenalinë.


Në Ferma VIP gjithçka duhet fituar me përpjekje e lodhje, shpeshherë edhe ushqimi dhe të mirat bazike të jetesës. Të mirëinformuar për këtë, mësohet se VIP-at nuk e lënë për asnjë ditë palestrën, gjatë këtyre ditëve që bëhen gati për të qenë pjesë e Fermës.


Kohëzgjatja e spektaklit pritet të jetë rreth 90 ditë dhe çdo javë njëri nga konkurrentet do të eliminohet ku rol të madh do të ketë dueli, kokë më kokë mes dy a ndoshta edhe më shumë konkurresh.

Të presim e të shohim, këtë anë të panjohur të VIP-ave, sfida që as ata vetë nuk e kanë menduar se do të jetojnë ndonjëherë.
Kurioziteti për këtët reality show të pangjashëm me asnjë tjetër, edhe pak ditë, do të marrë përgjigje. VIP-at do të shfaqen live, në 24 orë, në dy kanalet e plaftormës Tring.

Lini një Përgjigje