Transformimi i ri i Kris Jenner bën bujë në rrjete sociale, fansat e ngatërrojnë me Bebe Rexhën

10 Tetor 2025, 11:33Lifestyle TEMA
Transformimi i ri i Kris Jenner bën bujë në rrjete sociale,

Kris Jenner ka bërë një ndryshim të madh në pamje, dhe interneti po çmendet pas saj. Pasi la pas prerjen e saj ikonike me flokë të zinj të shkurtër, 69-vjeçarja është shfaqur me një stil të ri, por ajo që ka habitur më shumë është ngjashmëria e saj e madhe me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Disa përdorues madje nuk ishin të sigurt nëse po shikonin Kris Jenner apo vajzën e saj, Kim Kardashian. Krahasimet nisën pasi Jenner u shfaq në një video të publikuar nga stilisti i famshëm i flokëve, Chris Appleton. Në klip, ajo shihet pa grim, ulur në një sallon me një peshqir në kokë, duke imituar tekstet e këngës virale të Sabrina Carpenter “When Did You Get Hot?”, përpara se të zbulojë prerjen e re me flokë bjonde platin të drejta e të shkurtuara.

“Kris po kthehet në Kim dhe Kim po kthehet në Kris!”, ka shkruar me humor një komentues, ndërsa një tjetër shtoi: “Janë si në ‘Freaky Friday!’”. 

Jenner nuk ka reaguar ndaj krahasimeve me Bebe Rexhën, por ajo është gjithmonë e hapur për ndërhyrjet estetike. Në një intervistë për Vogue Arabia në shtator, ajo ka zbuluar se ka bërë facelift-in e saj të dytë këtë vit. “E kisha bërë një para 15 vitesh, kështu që ishte koha për një freskim” – ka treguar ajo. “Dua të jem versioni më i mirë i vetes sime, dhe kjo më bën të lumtur”.

Lini një Përgjigje