“Unfollow” në Instagram, Selena Gomez sqaron raportin me Dua Lipën

4 Tetor 2023, 11:41Lifestyle TEMA

“Unfollow” në Instagram, Selena Gomez sqaron raportin me Dua

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Selena Gomez kanë prishur marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Publiku aludoi për krisjen e shoqërisës së tyre pasi Gomez e hoqi atë nga Instagrami.

Mirëpo së fundmi Selena vendosi që të tregojë çdo gjë në lidhje me këtë çështje teksa u shfaq në kopertinën e “Fast Company”.

31-vjeçarja u shpreh se Dua dhe ajo kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, ndërsa tregoi se e ka hequr nga Instagrami pa dashje.

“Ndodhi aksidentalisht. Po hiqja disa njerëz nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-n’?”- tha Selena.

Kujtojmë që disa ditë pasi në rrjet qarkulloi lajmi se vajzat kanë krisyur marrëdhëniet, aktorja e mbështeti publikisht Duan teksa postoi në Instagram një foto dhe krahs saj shkrunte: “Një moment i vogël Versace/Dua”.

 

Lini një Përgjigje