VIDEO/ Biznesmeni i kriptos ha “veprën e artit” që i kushtoi 6.2 milionë dollarë

29 Nëntor 2024, 16:27Lifestyle TEMA
VIDEO/ Biznesmeni i kriptos ha “veprën e artit” që i

Sipërmarrësi i kriptovalutave, Justin Sun, ka përmbushur zotimin që bëri pasi shpenzoi 6.2 milionë dollarë për të blerë një vepër arti, e cila konsistonte në një banana të ngjitur në mur, duke e konsumuar frutin.

34-vjeçari Sun, e ndau momentin me dhjetëra gazetarë dhe influencerë të pranishëm në një prej hoteleve më te kushtueshme të Hong Kongut, ku mbajti edhe një fjalim, duke e cilësuar veprën e artit si “ikonike”, ndërsa e krahasoi artin konceptual me kriptovalutat.

“Është shumë më e mirë se bananet e tjera,” tha Sun pasi kafshatës së parë “Është vërtet e shijshme.”

E titulluar “Komediani”, vepra konceptuale e krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan, u shit gjatë një ankandi në Nju Jork javën e kaluar. Mes shtatë pretendentëve për ta blerë këtë vepër, Sun bëri ofertën më të lartë.

Shfaqja për herë të parë e kësaj vepre gjatë një ekspozite në Miami Beach në 2019-ën shhkaktoi mjaft diskutime dhe ngriti dyshime nëse duhej konsideruar vepër arti ose jo.

Ndërkohë, më herët gjatë kësaj jave, Sun njoftoi një investim prej 30 milionë dollarësh në kompaninë e kriptomonedhave “World Liberty Financial”, një projekt që gëzon edhe mbështetjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. Sipërmarrësi u akuzua në SHBA për shitjen e aksioneve të paregjistruara në SHBA në lidhje me projektin e tij të kriptovalutave, të njohur si projekti “Tron.” Çështja ndaj Sun vijon të jetë e hapur.

Sun deklaroi se kishte vendosur ta blinte veprën e artit vetëm pak kohë më parë, pasi kishte disa pyetje naive, si përshembull, nëse fruit ishte kalbur me kalimin e kohës dhe se si mund të vlerësohej si vepër.

Sipas mediave, banania ishte blerë për më pak se 1 dollar në një tezgë frutash në Manhattan, nga një shitës i quajtur Shah Alam, i cili punonte aty për 12 dollarë në orë. Pasi mësoi nga një reporter i “New York Times” se banania ishte rishitur si vepër arti për miliona dollar, shitësi 74-vjeçar u përlot. “Unë jam i varfër,” tha ai për gazetën amerikane, “Nuk i kam patur kurrë aq para; nuk i kam parë ndonjëherë me sy.”

Sun u zotua se do të blinte 100.000 banane nga tezga e Alam në Manhattan dhe shtoi se do t’i shpërndante ato në të gjithë botën si simbol “i lidhjes së bukur që ekziston mes artit dhe jetës së përditshme.

3 Komente

  1. D
    Doktorri

    Budallallëqet me brirë tek të pasurit nuk kanë fund..... . Mirëpo kur ju vjen vdekja kujtohen se asgjë nuk i dallon nga ata që jetojnë me thjeshtësi, apo me vështirësi përballojnë jetën.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haku

      Ky eshte mesimi per ata, qe lekun e marin dhe e fitojne pa djerse. Te vjetrrit thonin, leku pa djerse si meret ashtu dhe jepet... kot vk.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot na fal cfare ke krijuar !

        Bota po çmendet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje