VIDEO: Dua Lipa s’pranon të bëjë foto me fansat

14 Shtator 2022, 20:20Lifestyle TEMA

VIDEO: Dua Lipa s’pranon të bëjë foto me fansat

Këngëtarja Dua Lipa ndodhet në Rio De Janiero duke eksploruar vendin bashkë me prindërit e saj.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se Dua e ka të çmuar kohën pranë familjes.

Ylli ndërkombëtar ka larguar disa fansa që kanë kërkuar të bëjnë foto duke thënë: “Më vjen shumë keq, nuk mund të bëj foto sepse jam me familjen time, por gëzohem që ju takova”.

Muajin e kaluar, Dua Lipa performoi në ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, por në Tiranë nuk ishte e pranishme. Kryeministri Rama ka bërë me dije se këngëtarja do të vijë në Shqipëri në nëntor.

1 Komente

  1. T
    Trim mbi trima

    Rama qenka ba manaxheri i Dua Liper !!! O gjigand, shiko punet e shtetit. Lere duan, se ben dhe pa ty .... Ngele çilimi o lume madh, sa te Di Caprio, hop Ronaldo, sa te Dua, hop Rita ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje