VIDEO: Motori i avionit merr flakë pas ngritjes, ulet mënjeherë në pistë

21 Korrik 2025, 11:33Lifestyle TEMA
VIDEO: Motori i avionit merr flakë pas ngritjes, ulet mënjeherë

Një avion i kompanisë Delta bëri një ulje emergjente në aeroportin e Los Angeles pas një zjarri të dukshëm në motor të kapur në video.

Zjarri u kap në video pak çaste pasi avioni u ngrit në ajër nga Kalifornia në fillim të kësaj jave. Pas kësaj ai u detyrua të bënte një ulje emergjente, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

Videoja e publikuar nga kanali në YouTube “L.A. Flights” tregon flakë të dukshme që vijnë nga motori i majtë i aeroplanit menjëherë pas ngritjes. Në regjistrim, Josh, një nga bashkëpronarët e kanalit, mund të dëgjohet duke shprehur shqetësim për zjarrin.

“Uau, shikojeni këtë! Uau, çfarë po ndodh? Kjo nuk duke aspak mirë çuna” – dëgjohet të komentojë Josh në video ndërsa shfaqet zjarri.

E njëjta video tregon automjetet e reagimit emergjent që rrethojnë aeroplanin ndërsa ai lëviz në pistë. 

Një përfaqësues i Delta shpjegoi se avioni u kthye në LAX menjëherë pas ngritjes për shkak të një paralajmërimi që lidhej me motorin e majtë, shkruan Fox.

 



1 Komente

  1. K
    Kujdes njerëz

    Boeing-u eshtë MUT avion or miq. Gjithmon po ai ka probleme. Në rastin e 787 të Ahmedabad - Indi, futi turijt Boeingu dhe ja vunë fajin një piloti të mirë me 8000 orë fluturim! në raport. Ky veprim më kujton pllakën e hekurit që vuri po ky Boeing i ndyrë në pistën e Concord-it vite më parë. Të paaftë por amerikanë, që duhet të kakarisin patjetër !!! Kujtoni edhe kapsulën Boeing që çoi astronautët në stacion e si kthente dot!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje