VIDEO e re nga tradhtia që ka traonditur rrjetin

20 Korrik 2025, 19:22Lifestyle TEMA
VIDEO e re nga tradhtia që ka traonditur rrjetin

CEO-ja i kompanisë teknologjike që ndodhet në qendër të skandalit tashmë të njohur si “puthja në koncertin e Coldplay” ishte "tepër afër" me drejtoreshën e HR-së shumë kohë përpara se të kapeshin në ekranin gjigant të stadiumit, sipas pamjeve të reja të publikuara.

Andy Byron, 50 vjeç, ish-drejtuesi i firmës miliarda-dollarëshe të inteligjencës artificiale Astronomer, u filmua duke u treguar tepër intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, 52 vjeç, gjatë koncertit të Coldplay në stadiumin e mbushur plot në Gillette Stadium në Boston, të martën.

Videoja e re, e siguruar nga TMZ, i tregon të dy duke ndarë një moment intim teksa grupi performonte këngën hit "Yellow", duke u përqafuar dhe lëkundur në ritmin e muzikës, përballë mijëra fansave, ndërsa stadiumi ndriçohej nga dritat e telefonave.

“Pamjet nga mbrapa tregojnë një ndërveprim shumë më intim,” shton media, duke sugjeruar se afërsia mes çiftit nuk ishte një moment i çastit por diçka shumë më e njohur dhe e vazhdueshme.

Videoja e filmuar nga pas karrigeve të tyre tregon Byron teksa përkulet për të puthur Cabot, ndërsa ata përqafohen fort.

Të dy duken të relaksuar dhe pa asnjë shqetësim, krejtësisht të pavetëdijshëm se vetëm pak çaste më vonë do të përfundonin në qendër të vëmendjes virale dhe të një skandali kur pamjet u shfaqën në ekranin gjigant të stadiumit.

9 Komente

  1. U
    U be qepaze me gjyshen

    Te gjithe burrat me instikte dhe reflekse normale shikojne per te gjuajtur gra me te reja ky loqja milarder u be qepaze me gjyshen.Referenca psh 50 vjecari gjuan nga 28-46 vjec,ben dhe ndonje skonto per rast vecante po kurre me madhe se vete burri. Ky u marros pas gjyshes qe i kane mbaruar hormonet,prandaj mendja gje e madhe

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Po ka tronditur o te coroditur se i jeni qepur si muti pas kepuces. Ai ben qejf juve ju mpihen dhembet. Ne fund te fundit eshte dicka qe i takon atij dhe familes dhe jo ju

      Përgjigjjuni
      1. m
        muçua I tanes

        Z, kurvar! i taken gjithe botes, Ai eshte CEO, dhe ngriti plaken ne piedestal duke ofenduar qindra te afte ne kompani, 2, ku e gjeti kete shemtire dhe kaq hapur.............

        Përgjigjjuni
      2. D
        Degelisi

        Ka "tronditur" rrjetin e dembelave qe gjithe diten rrine ne internet.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lexuesi

          Nuk eshte ndonje gje e jashtezakonshme.. Ky u ekspozua rastesisht ose jo po te tjeret nuk jane me te ndershem…….. E kane mire muslimanet qe e kane legale martesen me me shume se nje grua, sepse te tjeret kane po ashtu me shume se nje por hiqen si esnafe per sa kohe qe su ka dale era…

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Eshte ne moshen e qenit te pasur . Njerez te degjeneruaar qe nuk kane lidhje me njeriun normal

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pjerin locja

              Cmedia skandal, lidhur pas skadaleve, duke filluar nga regjia e tv qe i beri plan qendror?!

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Ky loqja eshte dy here fajtor.Nje se ka tradhëtuar gruan dhe familjen.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tronditet rrjeti???!!!

                  Jeni bërë më tepër se të rëndomtë me këtë shprehjen pa asnjë kuptim të drejtëpërdrejtë “tronditet rrjeti”! Ju lutemi hiqni dorë nga këto kaptina shtypi krejt pa ligjikë. Po kush po e rruan , se dy te martuar, kanë rënë në dashuri jadhtëmartesore dhe puthen në stadium.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje