Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

19 Korrik 2025, 10:07Lifestyle TEMA
Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se vendpushimi nuk do të pranojë më vizitorë të huaj. 

I promovuar si një destinacion luksoz për vendasit dhe të huajt, resorti u hap më 1 korrik me shpresën për të nxitur turizmin ndërkombëtar në vendin e izoluar. 

Kjo tërheqje e papritur ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e përpjekjeve të Phenianit për të hapur dyert ndaj botës.

Në prag të hapjes së tij, vendpushimi u reklamua në median shtetërore si një destinacion luksoz që mund ta shijonin si vendasit ashtu edhe turistët e huaj .

Megjithatë, disa ditë më parë, një njoftim nga faqja e internetit e DPR Korea Tour, e menaxhuar nga autoriteti i turizmit të Koresë së Veriut, deklaroi se turistët e huaj nuk lejohen “përkohësisht” të hyjnë në zonë.

Javën e kaluar, turistët e parë rusë mbërritën, sipas informacioneve të BBC-së, në vendpushimin Wonsan ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po takohej me Kim Jong Un në qytet.

Lavrov komentoi mbi parkun bregdetar dhe e përshkroi atë në mënyrë specifike si një “atraksion të mirë turistik”.

Aktualisht, arsyeja pse mbyllja e papritur e parkut u konsiderua e nevojshme nuk është sqaruar.

Resorti ka hotele, restorante, qendra tregtare dhe një park, me hapësira të jashtme që shtrihen përgjatë një vije bregdetare prej katër kilometrash. Gjithashtu, sipas mediave shtetërore, ka një kapacitet prej rreth 20,000 personash.

Megjithatë, që kur filloi ndërtimi i saj në vitin 2018, organizatat e të drejtave të njeriut kanë protestuar fuqishëm kundër keqtrajtimit të supozuar të punëtorëve.

Në njoftimet e tyre, ka raportime për njerëz që u detyruan të punonin me orë të gjata për të përfunduar projektin gjigant, në kushte të vështira dhe me paga të pamjaftueshme.

Zona turistike bregdetare Wonsan Kalma, e hapur më 1 korrik, është një nga projektet kryesore të udhëheqësit Kim Jong Un për zhvillimin e turizmit në vendin e izoluar.

Koreja synon kryesisht turistë nga Kina dhe Rusia, me të cilat ka marrëdhënie miqësore. 

6 Komente

  1. t
    tom

    Ska mundesi, keto pamje jane ne Florida, vetem atje mund te ket gjera kaq te bukura :P

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Enveri Hoxha i bente gjerat shume me te bukura!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        Po shkonin "turiste" nga Perendimi, agjente e spiune dhe bir spiunesh ne breza.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari dixhital

          C'do foto super luks , pavarsisht se shkrimi ka qellim per tu tallur . Shpesh shkrime te tilla gjoja po vdesin per buke po ne baze te fotove edhe pse vend diktatorial Koreja e veriut edhe pse nen sanksione ka zhvillim te madh . Mos duan duan demokraci te ua dergojme Salkarin si strateg te demokratizimit se ja ka marre doren .

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xanuni

            Na e jep adresen e sakte se paska toka te lira per t'u xanun.

            Përgjigjjuni
            1. d
              dikur

              Shënim : E ftojmë popullin Koreano - verior që , kur të ndryshojnë sistemin , këtë rezort t'a djegin dhe t'a shkatërrojnë sepse është vepër Komuniste . Gjithashtu armët me patjetër që duhet të organizojnë ndonjë Gërdec që të luftojnë komunizmin. Kujdes me bombën atomike sepse Gërdeci I tyre bëhet më I rrezikshëm se I yni.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje