Ndizet një tjetër konflikt... për një shkëmb në mes të detit

18 Korrik 2025, 22:25Lifestyle TEMA
Ndizet një tjetër konflikt... për një shkëmb në

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura marokene për sovranitet mbi Ceutën, Melillën dhe territoret spanjollë në Afrikën e Veriut. 

Në qendër të kësaj krize ndodhet përsëri ishulli i pabanuar Perejil, përballë bregut të Tangerit, me rëndësi të lartë simbolike dhe strategjike.

Së fundmi, Maroku ka riaktivizuar Komitetin për Mbrojtjen e Kauzave të Mbretërisë, më parë i njohur si Komiteti për Çlirimin e Melillës dhe Ceutës, me qendër në Castillejos, pranë kufirit me Spanjën. 

Ky grup, që ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete marokene, tentoi më 12 korrik të organizonte një takim simbolik në Perejil, por, sipas tyre, lëvizja dështoi për shkak të kushteve të këqija detare. 

Gjithsesi, publikuan foto me ishullin në sfond, duke përsëritur besnikërinë ndaj Mbretit Mohamed VI dhe pretendimet mbi territoret spanjolle.

Kjo lëvizje vjen pas një përkeqësimi të marrëdhënieve diplomatike, që nisi kur përfaqësuesi i Frontit Polisario mori pjesë në kongresin e Partisë Popullore në Spanjë, raporton A2.

Si reagim, Rabati mbylli doganat tregtare në Ceutë dhe Melillë, dërgoi një letër politike drejtuar liderit të opozitës Feijóo dhe rihapi komitetin nacionalist.

Në përgjigje, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes spanjolle ka shtuar në mënyrë të heshtur praninë ushtarake në rajon. 

Anija "Furor" është pozicionuar pranë shkëmbit Vélez de la Gomera dhe janë forcuar patrullimet në ishullin Alborán. Burime ushtarake spanjolle theksojnë se këto janë pjesë e operacioneve të rregullta, por “simbolizmi ka shumë rëndësi”. 

5 Komente

  1. S
    Sander

    vetem shqipetaret i thone shkemb pa rendesi do tja kishin dhuruar shpejt e shpejt

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      E ke gabim,tani ne kete kohe shqiptaret zaptojne edhe ajrin se objektet po se po qofte edhe shkemb!

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      dhe këta spanjollët u bënë më grek se grekët!!ky ishull është dy hapa nga bregu maroken e këta e kërkojnë??

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        Eshte pjese e Marokut dhe gjithmone ka qene.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirdhni por kujdes mos dhiteni….

          Pa shiko kjo picka “anti……” merr vesh edhe nga gjeografia dhe si ndahen teritoret midis shteteve, sa me afer nje shteti te jete nje ishull ai gezon te drejten e administrimit te tij. Ja p.sh. ishulli Maldive (keshtu e quan Argjentina) eshte rreth 8 mije km larg nga GB, por i takon asaj we e ka quajtur Forkland, ndersa Argjentina qe e ka 500 km larg nga bregdeti nuk i takon, 8 mije km eshte me e vogel se 500 km .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje