7 mijë euro në muaj vetëm për grim, nga buxheti i shtetit - Rasti i ministres që ka ndezur polemikat

19 Korrik 2025, 17:39Lifestyle TEMA
7 mijë euro në muaj vetëm për grim, nga buxheti i shtetit -

Një raport i publikuar nga gazeta gjermane Bild ka ngritur polemika të ashpra në opinionin publik dhe politikën gjermane, pasi ka zbuluar se kabineti i ish-kancelarit Olaf Scholz ka shpenzuar afro 590 mijë euro nga fondet publike për grimerë dhe stilistë, gjatë periudhës 2022 – mars 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Bild, ish-ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ka qenë zyrtarja me shpenzimet më të mëdha në këtë drejtim. Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, Baerbock ka harxhuar 21 mijë euro për grimin, që përkthehet në rreth 248 euro në ditë.

Grimerja e saj e përhershme, Claude Frommen, është paguar me 7,500 euro në muaj dhe e ka shoqëruar ish-ministren në udhëtime zyrtare, gjë që ka nxitur reagime të forta, veçanërisht përballë deklaratave të vazhdueshme të qeverisë për nevojën e kursimeve në kohë krize ekonomike.

Në vend të dytë për nga shpenzimet vjen vetë ish-kancelari Scholz, me një total prej 13 mijë euro, ndërsa ish-zëvendëskancelari Robert Habeck ka shpenzuar ndjeshëm më pak – vetëm 598 euro gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Raporti nënvizon se shifrat nuk përfshijnë kostot për veshje, parukierë apo fotografë, çka sugjeron se shpenzimet e vërteta mund të jenë edhe më të larta.

Partitë opozitare kanë reaguar menjëherë. CDU ka kërkuar vendosjen e kufizimeve për përdorimin e fondeve publike për shërbime personale, ndërsa Shoqata Gjermane e Tatimpaguesve i ka quajtur këto shpenzime “të tepruara dhe të papërgjegjshme” në një kohë kur Gjermania ndodhet në një periudhë të vështirë ekonomike.

Kujtojmë se qeveria e Olaf Scholz, e cila erdhi në pushtet në dhjetor të vitit 2021, ra në nëntor 2024 për shkak të përçarjeve brenda koalicionit të “semaforit”. Pas zgjedhjeve të parakohshme në shkurt 2025, pushtetin e mori një qeveri e re e udhëhequr nga lideri i CDU-së, Friedrich Merz.

Publikimi i këtij raporti vjen në një moment kur ekonomia gjermane është në rënie, me PBB-në që u tkurr me 0.2% në vitin 2024, pas një tjetër rënieje prej 0.3% në vitin 2023. Ndër faktorët kryesorë të krizës përmenden çmimet e larta të energjisë, normat e larta të interesit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

26 Komente

  1. D
    Daj Spiro Koleka

    Kete shume ne Shqiperi e harxhon i vetem kokelopa Ed Ramuti, pas tij vjen Lubi Balluku e me rradhe.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shpif, shpif se lehtësohesh

      Ï di mirë këto punë ti ! 16 vjet në opozitë dhe nuk i dihet më pas! Ti mbaji ison shefit tat nga Viçidoli. Shpif dhe përbalt si ai!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirane

        Qirje pushtetaresh, ti qelbesire

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

        Kjo ka qene turpi i diplomacise gjermane por kjo erdhi ne funksionin e ministres se jashtme mbi bazen e llogaritjeve per te marre shumicen ne parlament dhe krijimin e nje koalicioni dhe pastaj te vejne kushte qe nqs se doni partine tone per te fituar shumicen ne parlament ne kerkojme postin e ministres se jashtme. Turpi i Gjermanise por kjo e kuptoi qe do ta perzenin dhe i luajti te gjithe letrat sa ishte ende ministre te merret postin e kryetares ne OKB.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc qori

          Shif ke ka minister te jashtem dhe te mbtojtjes Trumpi pastaj kritiko , ka ven ministra dhe njerez lamashe te tipit jes men per cdo gje , ik o Muc e kruaj hunden e be sacme , sje per keto pun ti , ik se dhjeu Trump kollotumba , crhot sot sthot neser

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjani

            Po turpi se futi shqiperine ne Europe. Turpi ishte merkeli qe na vuri nen serbi,

            Përgjigjjuni
            1. i
              investigatori

              Muci ka pas bo kursin e diplomacise tek Shkolla e Partise te zogu i zi, ne kohen e komunizmit.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Replike

              Ti qe shkruan me emrin , DAJ Spiro Koleka : e para ai eshte Xhaxhaj i se emes e dyta duket qe ske haberin se kush jane ne te kundert nuk do I merje neper goje ??? Spiro Koleka ka qene nje qytetar me shume kultur dhe i ndershem , sikur te kishim edhe sot nga ata burra Shqiperia pale ku do kish aritur si dhe Neta Koleka nuk ka perfituar asgje dhe pse ishe e mbesa , ka qene nje Stomatologe qe gezonte te drejtat si gjithe te tjeret me nj shtepi afer shkolles Alqi Kondi dy dhoma nje guzhine ? Keshtu qe duke folur Kodra mbas bregut bini vete brenda dhe beheni te pa besushem per te gjithe ne qe ju lexojme ? Vazhdoni se me shume ja pasuroni biografine Edi Rames duke i share familjen ???

              Përgjigjjuni
              1. 9
                90

                Zotni Replika, po pse hanne logjike ushtaret e kriminel Saliut?

                Përgjigjjuni
              2. 1
                1997

                Karmina shpenzon 10 fishin, ah ah ah ...

                Përgjigjjuni
              3. A
                Al

                Iiiiii pabukse… kto tonat vetem makina me e la u bo 10 mije €

                Përgjigjjuni
                1. k
                  koli

                  Kjo eshte Europa?Nxitoni drejt vetevrasjes shqiptare se US po heq diore nga globalizmi..

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kastro Zizo te ben te fala o zdroms

                    Ha ha ha . Per aq vite kariola veliaj i beri breke aq lek .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kritiku

                      Mos e ke fjalen pre breket e gruas se Zenit? Ke ngaterruar mendimin. Nje idiot si ti, mund te qeshi ashtu kot, pa degjuar ndonje gje per te qeshur.

                      Përgjigjjuni
                    2. j
                      j

                      Spiropela me aq para fshin prapanicen ortaj.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        km

                        E paske ruajtue Dpirrapelen Edhe kur Ka dhjere dhe fshire bythen?Dhe ja ke ngrene pa' Dale akoma.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Ervin

                          Karmina e xenit vetem breke blen me shume lere pastaj teta liLi slobodanka e gita hundsopata.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cekja i Beratit

                            Ua si bejne edhe keta Gjermanet , po po aq lek Grida dhe Gita e Saliut blejne ate pjesen e brendeeshme te brckave te ja mbaje gopin te fresket , mos flasim per nusen e djalit te Saliut qe i harxhhon ne jave aq Euro .

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              NETI VJOSA

                              Kjo Analena eshte ministrja me idiote qe ka patur ndonjehere Gjermania..Gafat e kesaj pele nuk numerohen!!!..

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arjani

                                Futi shqiperine ne Europe. Doni merkelin qe e la nen serbi. Ne ne NATO Ishim mbrapa serbise per ne Europe, Po pse?

                                Përgjigjjuni
                              2. V
                                Vl

                                Jan ca komente qe se len te bjer ne toke po u shafe Salen apo Ramen . E cpopull kar qe jeni .

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lindur e rritur ne Tirane mbi 7 dekada

                                  Ore ti daj spiro koleka,ky nuk eshte daja edvinit por i mamase tij,Ajo e ka pasur daje dhe kjo si mbese e tij e ka nderuar dajen u be nje stomatologe e mire dhe ka punuar gjithe jeten me perkushtim .Prandaj ti qe shkruan emrin e dajes saj ke frike te shkruash kush je se te ka humbur identiteti se e ke mbush kojen me genjeshtrat eccsalehut.Ai e ka nxjerre kete genjeshter qe u be legjende urbane,per ata qe kane ardhur ne TIrane.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    sapa

                                    Kur ne Gjermani kjo po ne vendin e hajduteve te lindur shqiperi?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mona monika sma var njeri

                                      Ehhh 7 mije euro ka belinda ktu nje mollaqe bythe

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Demotakercita

                                        Gazetari dhe komentexhinjte thjesht kerkojne te bejne zhurme.Opozita Gjermane ka ivestiguar dhe ka paraqitur nje "skandal".Ata dine mire se ku ti adresojne goditjet dhe si ta permiresojne gjendjen. Shkelja qe eshte bere,a ka baze ligjore?Lexoni,kur thuhet:Qeveria ka marre masa qe keto lloj shpenzimesh te ulen.Ne mendimin tim,ajo ish ministre e te tjera kane tejkaluar shpenzimet,pasi edhe me pas do te kete te tilla.Nuk mund te mendohet qe nje minister te mos bej grim para takimeve e daljes ne publik.Edhe artistet para paraqitjes bejne grim.Ky eshte ushqim per njerez te pa informuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sadushi

                                          Si ketu tek ne.Duken ministret dhe deputetet 20 vjet me te reja se moshataret e tyre.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje