Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump-it në Shtëpinë e Bardhë

30 Janar 2025, 15:09Lifestyle TEMA
Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump-it në

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë qenë disa herë në kopertinën e revistës, Vogue sulmoi Zonjën e Parë Melania Trump, duke e krahasuar atë me një "magjistare të pavarur."

"Trump duket më shumë si magjistare e pavarur sesa si nëpunëse publike," shkroi gazetarja e modës së Vogue, Hannah Jackson, për portretin zyrtar të Melania Trump, i cili u publikua së fundmi.

Në artikullin e saj, të botuar të martën, Jackson shton: "Trump dukej sikur po merrte pjesë si e ftuar në një episod të The Apprentice, sesa si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara," dhe tha se fotografia bardhezi duket sikur përçon mesazhin "Je i pushuar."

"Veshja e Trump-it nuk ndihmoi aspak në shmangien e imazhit të "sallës së mbledhjeve," vazhdon gazetarja e modës, para se të kritikojë xhaketën me frak të Dolce & Gabbana-s dhe pantallonat me rrip të Ralph Lauren që kishte veshur Melania Trump, duke sulmuar zgjedhjen e saj për të veshur një frak në vend të një xhakete apo një bluze.

"Nuk është aspak e habitshme që një grua që ka jetuar në një papafingo të mbushur me ar, fama e së cilës është e lidhur ngushtë me një perandori televizive reality, nuk heq dorë nga teatraliteti," shtoi Jackson.

Gazetarja e Vogue theksoi se portreti i Zonjës së Parë "është dukshëm më i përmbajtur se portreti i saj i vitit 2017 në Shtëpinë e Bardhë," i cili e shfaqte Melania Trump në ngjyra, me sy të hapur dhe duke buzëqeshur.

"Zonja Trump dërgon rregullisht mesazhe përmes zgjedhjeve të saj në veshje," shtoi Jackson.

Ndërsa gazetarja e modës supozoi se Melania Trump po përpiqet të përcjellë një mesazh për "pasurinë" përmes "grupit të CEO-ve të teknologjisë që u ulën në rreshtin e parë në inaugurimin e vitit 2025," të tjerë e kanë interpretuar ndryshe mesazhin e Zonjës së Parë.

Portretet zyrtare të presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump janë më serioze në ton sesa herën e parë që ishin në Shtëpinë e Bardhë, gjë që nuk ka qenë e papritur për shumë njerëz, të cilët kanë vënë re mënyrën se si është trajtuar familja Trump vitet e fundit.

Regjimi i Biden-it e ka persekutuar presidentin Trump përmes një fushate ligjore të paprecedentë, duke përfshirë një bastisje nga FBI në shtëpinë e tij dhe të Melania-s në Mar-a-Lago në gusht të vitit 2022. Për më tepër, Trump u mbijetoi dy atentateve brenda dy muajsh para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

"Tentativa për t'i marrë jetën burrit tim ishte një përvojë e tmerrshme dhe tronditëse," tha Melania Trump në një video të postuar në llogarinë e saj në X në shtator, duke shtuar: "Tani, heshtja rreth kësaj çështjeje duket e rëndë. Nuk mund të mos pyes veten: pse forcat e rendit nuk e arrestuan atentatorin para fjalimit? Kjo histori fsheh diçka më shumë, dhe ne duhet ta zbulojmë të vërtetën," deklaroi ajo./Breitbart 

4 Komente

  1. A
    Akafiltraredaksia

    Si ka mundësi që publikoni artikuj nga breitbart? Turp redaksisë

    Përgjigjjuni
    1. s
      selim

      Fuck you , breitbart eshte nje influencues shume cilesor.Eshte the most common sense influencer ne US.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vogue, kujdes se do shkosh ne gjyq me gjeniun Trum

      Vogue e ka gabim. Eskorta cilesore, sot zonja e pre ne Usa, eshte fytyra me e bukur e klanit MAGA.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani

        Nuk eshte eskorte,eshte ZONJE.Po ju jeni mesuar me Zonja te para e e kane mendjen per te marre pushtetin aps burrit...Melania e di vendin e saje dhe nuk kerkon te marre prozhektoret mbi vete si Hillary dhe Michele.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje