Xhensila dhe Besi drejt ndarjes, revoltohet Ylli Manjani: Ptu, ma neveritët

26 Shkurt 2024, 10:33Lifestyle TEMA
Xhensila dhe Besi drejt ndarjes, revoltohet Ylli Manjani: Ptu, ma neveritët

Ndarja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, ka qenë “kryelajmi” i televizioneve dhe mediave online në lajmet rozë në SHqipëri dhe Kosovë.

Për lajmet ndaj tyre ka reaguar dhe Ylli Manjani. Ai shkruan se lajmet për punët familjare të Bes Kallakut, e neverisin

Reagimi i Ylli Manjanit:

Nuk e di si i ka punët familjare Bes Kallaku, po turravrapi i përditshëm me lajme nga divorci i Tij më neverit.

Njëkohësisht me rrjeshton automatikisht të jem në anën e çiftit, qoftë dhe në divorc.

Po, jam i gjithi me ta!

Po çfarë ka interesante kaq shumë që edhe media kombëtare merren me një familje?!

Po pse ore kur martohen e ndahen dynjaja duhet të jetë patjetër e raportuar në media?!

Mbi të gjitha, cili është interesi publik në këto lajme apo edhe sajesa të raportuara në marrëdhënien familjare të Bes Kallakut?!

Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!!

O zot, a je kund?!

Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port'halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?!

Po ç'hetim pasuror mo?!

Jeni apo bëni vetë?!

Pini more ilaçet, lëreni kamomilin!

Po pse mo hetimi pasuror ka dalë në pazar dhe bëhet me çmim shumice?!  Ç'detyrë publike mban Bes Kallaku?! Meqë flisni me siguri, në kuadër të cilit procedim bëhet hetimi?!

Ja ta zëmë se i qenka hapur hetim pasuror, për qejf të helmit mediatik, si e shpëton divorci pasurinë?!

Ua ua ua ua çfarë helmi!?

Çfarë llogjike?!

Biles edhe me shërbim avokatie, media është gati për gjyq popullor!

Ptu!

23 Komente

  1. M
    Mbeshtetesi...nga prapa

    E sigurte qe pervec parave te likes,ky katnari bubrreqit,pastron dhe parate e manjanit,,,

    1. A
      Ard

      kjo tregon se sa serioze jane mediat qe meren me keta injorante.

    2. L
      Lymi Tutit

      I jap te drejte Yllit ! Ne info't e publikuara,ka shume "banalitete",bile nga me te rendomtat ! Duket qe redaksite,jane ne nivelet me te ulta..... Vec te tjerash,edhe te mungeses se kultures dhe edukates qytetare ! Te pakten 50% e informacioneve jane vetem "e zeza mbi te bardhe" ........ Ndoshta pretendojme shume,se do gje ne nje vend "ecen paralel" ...... Edhe shtypi eshte teresisht medioker ! Turp per drejtuesit dhe pronaret e medias ! Dukshem jane ne te njejtin nivel ! Lymi Tutit

      1. P
        Pet,

        Se mos "rastesisht" dalin ne hetim pasuror. Ku do e cosh gjithe kete vrer ? Apo si politikan do e dredhesh muhabetin.

        1. l
          likja

          Eh mor ish minister, kur je hajdut ne vete te pare , nuk te ben pershtypje hajduteria qe bejne te tjeret , biles edhe mund ta ligjerosh si avoka leshi qe je.

          1. G
            Gezim

            Po na plasi tr... se u neverit ky neveria

            1. Y
              Ypupop

              E paimagjinueshmja me ndodhi! Ketij Manjanit nuk ja duroj dot emrin jo me fytyren, por ne kete rast me duhet te them se jam dakord me reagimin e tij.

              1. K
                KORRUPSIONI

                TË TRONDITI HETIMI PASUROR?! OU?! E PASKE MARRE ÇEKUN E MUAJIT O VEMJE TULLACE!!! TA PASKA DHENE LIKJA DHE KRYEKARJA. HAJDE TULLAC, MOS BEJ KOT SI I REVOLTUAR SE TA NJOHIM LEKUREN...

                1. E
                  Eri

                  Nuk e duroj dot kete panxharin, por ketu ka te drejte. Mjaft eshte mjaft, lerini njerezit ne hallet e veta, sado personazhe publike qe jane.

                  1. V
                    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                    Ylli, eshte zemeruar Aurel Lamce me ty dhe ne pije siper nje dite tha qe i shkoje per vizite ne shpi kur ishte ne arrest shtepie per ca firma ne ministrine e drejtesise. Jane parashkruar ato, di gje?

                    1. l
                      lirim

                      Po ndajne pasurine e hajdutit Like floriri,cdo gje eshte fallcitet.....

                      1. T
                        Treni

                        Demek mami i këtij nuk ka bërë namin te Hipoteka në kohën e Likes hë?

                        1. k
                          katarakti

                          Po normal, mor njerëz Si do hutoheni ju ndryshe?! Kur nuk ka Luiz, Kallak, Kardashian që nuk i lënë vend imagjinatës?! Kur nuk ka Portokalli, Përputhen, Big Brother Vip etj etj?! Si do u bëhet truri tallash juve?! Që të mos mendoni për gjë tjetër, por të rrini me gojë hapur para televizorit?! Plakat e lagjes dikur a nuk merreshin pikërisht me këto punë."Qyqja unë, a e morre vesh. Filani me filanen. Po ndahen më duket..."! Kjo është sot bota e spektaklit, që ndrit si flluska e sapunit! Është sëmundje apo strategji botërore. Ja Kardashian si është bërë milionere thoni juve?! Me shkencë, me art?! Jo mor jo. Ka drogë normale që merret me inxheksione apo thithet me hundë, por ka edhe drogë mediatike, televizive, etj. E programuar për analfabetët, shtresat e ulta, me një fjalë për lumpen - proletariatin!

                          1. K
                            Koli

                            Shum sakte , po kujt ja thua?

                          2. S
                            Sadiu

                            O kokëlop Majani nuk i plasi njeriu menderja as për mesazhin që je harxhuar dhe as për atë çiftin balash që është pa interes. Prandaj mos u idinjo se plot halle të tjera ke. Ti shiko se tek Bigu si vripa janë mbledhur gjith të divorcuarat e të divorcuarit dhe po u hyjnë ish dashnoret. Për këto ki njëçik merak se mos ndodh ndonjë hata.

                            1. Q
                              Qytetare e habitur.

                              Cifti na ka hyre me dhune ne familje duke na treguar "dashurine e madhe ", "pasurine e madhe", e gjithshka nga jeta e tyre, qe per ne ka qene e tepert dhe pa asnje lloj interesi. Nuk pame ndonje kundervenie nga askush ndaj mediave, por perkundrazi u furnizuan sa me shume me informacion per pushimet perrallore ne cdo cep te botes. Pse tani qe kane probleme nuk qenka mire qe te merret media?! N.q.s i lejuan ne fillim tani te rrine dhe t'i degjojne deri ne fund.

                              1. K
                                Korcari vip

                                po flasin o Ylli ,flasin se me njojtjen me Like floririn kjo nga nje pabukse u be qe e hedh ,shumen me kallm. Besi I shkrete se gelltiti dot tradhetine me Liken po edhe ta ndaje ka frike se di gjera kjo bundrra. Likes do ja hane koken te tijet, se ja u merrte me force leket kur ishte minister.

                                1. S
                                  Skenderbeu

                                  Njeriu i Enverit shen Ma- njani mbron familjen e neveritshme Ka-llazi .

                                  1. J
                                    Jeni

                                    .......ehhhh mor Manjan leshi......lere Kallakun se i del per zot vete vetes se tij...... ....shiko veten se ke edhe ti ca gjurme vjedhjeje te fondeve publike........, ....vone do te vije radha , por do te vije nje dite....

                                    1. L
                                      Loku

                                      O Yli nuk i rruhet kujt për ta se u ndanë apo jo por për origjinën e milionave dhe aktiviteteve dhe bizneseve te dyshimta.Janë aktivitete të rregjistruara në Qkb shumë milionshe.

                                      1. R
                                        Redoni

                                        O manjan, ti i bie murit të dëgjojë dera, e ke për vehten tënde se sa e ke për kallakun. Duam të dimë kur po fillojnë hetimin për ju, për pasurinë tënde që u bëre me vila e prona, se dhe ti me pastrim parash je marë, këtë e di dhe dreqi yt. Ato ike jaket tuaja me atë çantën e shpinës, me porositë e metes e mbushje. Mir ta kanë ngjitur emrin si Uriahipi i davit koperfildit. Do vijë dhe duhet të vijë shpejt rradha juaj, për llogari pasurore, apo dhe ti ke qepur këpucë. Ju të gjithë të LSI sot paria lëvrimit, jeni bërë me resorte duke qepur këpucë, kështu që do tregoni për kë keni qepur, dhe t’ju sekuestrohen lidhëset e këpucëve.

                                        1. t
                                          tani

                                          Ylli sigurisht di mbroje ate qe fshihet pas. Dhe ai ka nje emer. Ilir dhe Monika Kryemadhi.. Pse duhet te kete post publik qe te beje pastrim parash? Ylli duhet te hetohet per vete se ka dicka qe nuk shkon ketu.

                                          1. T
                                            Teqiu

                                            Ky moster eshte nje koker hajduti dhe nje mut muti, nje servil dhe nje legen qe se ka shokun ne shqiperi jo e jo por edhe ne Ballkan. Nuk ka qenie me te peshtire. E heq veten si jurist dhe si i ditur por eshte bosh fare. Po fare ama.

                                            Lini një Përgjigje