
Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator në Balmoral dhe pas tre javësh zi familja mbretërore i është rikthyer normalitetit. Megjithatë, ka disa pyetje në lidhje me vdekjen e saj dhe veçanërisht certifikatën e saj të vdekjes.
Dokumenti në fjalë është një çështje publike dhe ka zbuluar se Mbretëresha vdiq nga “pleqëria”. Ai u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.
Vdekja e Mbretëreshës u regjistrua në Aberdeenshire më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.
Ndërsa, kur Princi Philip vdiq në prill 2021 në moshën 99-vjeçare, nuk pati asnjë njoftim nga Pallati dhe një muaj më vonë, doli se shkaku i vdekjes së tij ishte “pleqëria”.
Raporti i tij i vdekjes tregoi se nuk kishte asnjë sëmundje ose lëndim tjetër që kontribuoi në vdekjen e tij, duke përfshirë zemrën që kërkonte operacion vetëm disa javë para se të vdiste.

Uau, si more keshtu? 96 vjec tjetra dhe te vdese nga PLEQERIA? Bete artikull dhe per kete more mjerane? Kush e zbuloi i pari qe kjo dhe burri i saj paskan vdekur nga pleqeria? Merua apo ndonje tjeter?