
Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, George Clooney, ka zbuluar së fundmi një nga gabimet më të mëdha që ai dhe bashkëshortja e tij, Amal, kanë bërë në lidhje me fëmijët e tyre.
61-vjeçari ka thënë se kanë gabuar që binjakëve 5-vjeçarë, Alexander dhe Ella, u kanë mësuar italishten.
Clooney u bashkua me gruan e tij 44-vjeçare në CBS Mornings të mërkurën, për të promovuar shfaqjen e tyre të re të çmimeve, Albie Awards inauguruese të Clooney Foundation for Justice.
Prezantuesja Gayle King i pyeti ata se çfarë i 'kënaqte' në atë moshë, dhe aktori zbuloi se nuk e kishte kuptuar se çfarë gabimi do të ishte t’u mësonte italishten fëmijëve.
“Bëmë një gabim të tmerrshëm. Ne u mësuam atyre italisht, por ne nuk flasim italisht. Ne i kemi armatosur me një gjuhë me të cilën mund të na dëmtojnë, pasi ne nuk e dimë vërtet se çfarë po thonë”, shpjegoi Clooney.
Qenka idiot edhe ky.
E ka me shaka.
Ashtu si edhe gazetari shpellar qe nuk i kupton fjalet e thena nga George Clooney dhe na i sjell si lajm, ashtu edhe komentuesi me siper, duhet qe te rrine larg gjerave qe u perkasin njerezve. George Clooney e ka thene me shaka dhe e ka fjalen qe ne fakt eshte per te ardhur keq qe ai nuk e di gjuhen italiane, qe te kete mundesine qe te kuptoje kur flasin femijet ne ate gjuhe. Ku ka gje te keqe ne thenien e tij, ketu? Eshte kjo gje per ta sjelle si nje lajm te rendesishem? Nje gje tjeter qe i damkos keta "gazetare" si komplet analfabete funksionale eshte shkrimi i titullit. Ky eshte nje tregues i nivelit komplet te ulet te intelektit te atij qe e ka shkruajtur. Nuk shkruhet (si gjithnje ne titujt e kesaj gazete) ne menyre anonime me fjalet "i njohur...i famshem...etj." pa permendur emrin e personit qe u referohen. Ku e kane mesuar kete menyre te shkruajturit keta gazetare plepash?