Dukës më të rëndësishëm të Britanisë i hiqet patenta, ankohet se ”nuk organizon dot kurorëzimin e Charles III”

28 Shtator 2022, 21:40Lifestyle TEMA

Dukës më të rëndësishëm të Britanisë i

Ai është duka më i rëndësishëm dhe i pushtetshëm në Britaninë e Madhe, përgjegjës i çdo ceremonie zyrtare, e së fundmi organizatori i funeralit të mbretëreshës Elizabeth II. Por kjo nuk e përjashton atë nga rregullat e bashkëjetesës, dhe nuk e lartëson atë përtej ligjit.

Bëhet fjalë për dukën e Norfolkut, Edward Fitzalan-Howard, i cili u dënua me 6 muaj heqje patente sepse kishte kaluar rrugën me semafor të kuq.

Aristokrati pranoi ngjarjen, duke u justifikuar se po fliste në telefon me gruan një çështje të rëndësishme, dhe kërkoi rikthimin e patentës që sipas tij është e domosdoshme për të, dhe që mund të dëmtojë organizimin e aktiviteteve që ai mbikëqyr, së pari ceremonia e kurorëzimit të mbretit të ri, Charles III.

Me një ton midis naivit dhe arrogantit, duka shtoi se një nga pasionet e tij ishte ndjekja e zogjve shtegtarë në fshatrat e vendit, diçka që ai e kryente vetëm me një mjet BMW të vjetër, sepse ai mbështet jetën modeste.

Gjithë këto justifikime nuk u morën parasysh nga juria, që në motivimin e saj, edhe pse pranoi se çështja në fjalë ishte e veçantë për nga rëndësia e të akuzuarit dhe se mund të paraqiste probleme organizative në rang shtetëror, sërish këto probleme mund të zgjidheshin thjeshtësisht. Madje, Gjykata i caktoi edhe rreth 1800 paund gjobë.

Për shembull, duke marrë të paktën përkohësisht një shofer, diçka jo e pamundur për një person që sipas faqeve të specializuara ka një pasuri që shkon deri në 500 milionë euro.

Lini një Përgjigje