“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

6 Maj 2025, 12:27Lifestyle TEMA
“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, St Jakobshalle po pushtohet çdo ditë e më shumë nga artistët, delegacionet e 37 shteteve pjesmarrëse në këtë edicion të 69-të të garës së madhe të muzikës europiane.

Ditët janë të mbushura me axhendën e provave të mirëpërcaktuara për çdo artist e grup, me qëllim definimin e çdo detaji skenik. I sheh të enden e rendin holleve të St Jakobshalle, të preokupuar, të emocionuar sepse orët e ditët po ikin e me 13 maj nis gjysmëfinalja e parë.

Ndryshe nga çdo vit, këtë herë Eurovisioni do të ketë një zonë të dedikuar për qetësinë dhe rehatinë e artistëve, në ato momentet më të vështira të pritjes deri në shfaqjen në skënën e madhe.

E kanë quajtur “Disconnected Area” ku nuk do të lejohet asnjë filmim, asnjë postim në social media, asnjë media e pranishme. Sepse kjo do të jetë hapësira e qetësisë dhe paqes aq shumë të domosdoshme. Krejt ndryshe do të jetë zona aty pranë “Connected Area” ku do të gëlojë zhurma, intervistat, xhirimet… nga gazetarët e blogerët e mbledhur anembanë Europës që do të komentojnë e analizojnë çdo performancë e artist.

“Shkodra Elektronike”, grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, është kthyer tashmë kryefjala e komentimeve në çdo blog të huaj.

Më shumë se yje në skenë Beatriçe Gjergji dhe Kol Laca, po vlerësohen si artistë të vërtetë, të jashtëzakonshëm.

Audiencës, i ka godituar jo vetëm kënga, ritmi, teksti, byte muzikor unik por dhe karakteri i dyshes simpatike, origjinaliteti e sinqeriteti i tyre artistik e narrativ.

“Shkodra Elektronikë” po I tërheq pak e nga pak të gjithë në “Zjerm”-in e tyre, rreth të cilit po duan të gjithë të hedhin valle, të këndojnë e të arratisen nga bota e egër, e të ëndërrojnë atë të paqtën e të bukurën, ashtu si Beatriçe, në atë 1 minutin, në këngën që po bëhet refreni i të gjithëve… Shndrit, shndrit… këndojnë të gjithë, edhe ata që nuk dijnë shqip. Ndërsa e kërcejnë lehtësisht ritmin e tribalit elektronik, me ato findet që Beatriçja i çliron aq me elegance prej vetit… ashtu e veshur në të kuqen e zjarrit, në të kuqen e Rozafës së legjendës që duart e nënës, Irina Dema, kanë qëndisur mbi trupin e së bijës, duke sjellë në skenë një pjesë të Shkodrës e të historisë që ne e duam të gjithë, e që të huajt i tërheq si me magji prej mistikës që mbart ndër shekuj.    

6 Komente

  1. E
    Euro

    Kete vit do e fitoje Danimarka se do ti marre Trapi Gruenlanden, ose Ukraina se eshte ne lufte, ose Izraeli per inat te islamikeve qe do protestojne neper rruge per Gazen, ose ndonje viktime tjeter. Hedhin paret kot shtetet e medha dhe ne fund ja japin cmimin per keqardhje ndonje debili. Ndofta po te na pushtoje dhe neve ndonje grek, do fitojme Eurovizionin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sander

      ty edhe grekut moytrat ku ti keni

      Përgjigjjuni
    2. .
      .

      Pika katundares se kuqe

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Vetem nje pike tru ke!

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Po nuk e kam me shkodranet o Shkodrani.

          Përgjigjjuni
      2. a
        aleksander

        nuk e di por mua me duket kenge kot, mbase per te huajt tingellon ndryshe, le te shpresojme

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje