Nga Ylli Pata
Takimet që Basha zhvilloi me Agron Dukën e Dashamir Shehin, para ca ditësh, si dhe lëvizjet nga grupi i Sali Berishës, duket se kanë synimin për rigrupimin e deputetëve të opozitës në Parlament.
Tashmë ka mbaruar koha, madje shkoi gjatë, që opozita të bëjë lojën e pasqyrave, me artificet e bashkimit dhe përgjërimin për demokratët në bazë.
Në opozitën aktuale politike e parlamentare janë dy grupe, të cilat janë ngjizur që në shtatorin e 2021, kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.
Grupi që mes SHBA, Britanisë së Madhe e Perëndimit dhe Berishës, ka zgjedhur Perëndimin. Ky grup në fillim ka qenë mjaft i madh në numër, por me kalimin e kohës, tentativat për të përdorur doktorin si mundësi për të bërë karrierë, kanë bërë që të gjithë këta persona të bien në grackën e Berishës, i cili si mjeshtër i vjetër, përpara se të shërbejë apo favorizojë të tjerët, nxjerr përfitimin maksimal për vete.
Në krahun tjetër është Berisha dhe mbështetësit e tij besnikë, si dhe katër deputetët e PL-së së Ilir Metës.
Në mes janë deputetët që janë distancuar nga PD-ja e Lulzim Bashës, ku i pari është kryetari i grupit parlamentar Gazmend Bardhi dhe ish-nënkryetarja
Jorida Tabaku, si dhe deputetët e anëtarët e kryesisë së PS-së që nuk pranuan rikthimin e Bashës. Këta deputetë, duket se kanë pak gjasa që të vijojnë një karrierë “të lehtë” në PD, qoftë për faktin se ata kanë probleme me strukturat e partisë në qarqet ku shërbejnë si deputetë.
Ndërkaq, në anën tjetër janë edhe kryetarët e partive aleate: Dashamir Shehi, Agron Duka, Fatmir Mediu e Vangjel Dule, të cilët së bashku tre deputetë deputetë të tjerë formuan një grup parlamentar në vete. Siç ka bërë edhe Shpëtim Idrizi e Mesila Doda me 5 deputetë të Partisë Demokratike.
Ndërkaq, 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe 12 deputetë pro Berishës nuk janë regjistruar në grup parlamentar.
Nesër Sali Berisha ka thirrur deputetët pro tij, e pjesëmarrja në këtë takim do të qartësojë pa ekuivoke kush është me të përfundimisht në Kuvend. Berishës, mos regjistrimi i ka kushtuar shumë për marrjen e fjalës, financimin që grupet marrin apo facilitetet e tjera proceduriale në amendamente, diskutime apo kohën e fjalimeve.
Sikur me ata që ka sot pranë tij, 12 plus 4 të PL-së, formohet një grup parlamentar prej 16 deputetësh, që në një farë mënyre ka qenë i barabartë me numrin e atyre deputetëve që janë rreshtuar hapur në krahun anti-Berisha në opozitë.
Vetë Berisha, mund të krijojë një grup parlamentar edhe me 12 deputetët aktualë, pa pasur nevojën e bashkimit me 4 të PL-së. Por duket se aleanca mes Berishës dhe Metës në dy zgjedhje brenda katër viteve ka krijuar qartësisht polin e tyre opozitar. Ata luajnë me karta të hapura, e sipas gjasave edhe logjikës, ata do të bashkohen në një grup të vetën.
Madje ideja e tyre do të jetë të rrisin sa më shumë numrin e deputetëve, në mënyrë që të bëhen grupi më i madh i opozitës në Parlament. Për të mbajtur kështu primatin e komisionerëve në zgjedhjet e ardhshme. Lëvizjet e deputetëve në njërin apo tjetrin grup, do të përcaktojnë qartesisht kahjen e karrierës së tyre politikë në zgjedhjet e ardhshme. Do të jenë me PD-në, që tashmë është nën drejtimin e Lulzim Bashës sërish, apo do të kalojnë në “Bashkimin për Fitore”.
Por kalimi tek BF-ja nuk duket se është kaq vaj, ngase edhe sikur të ketë numra të shtuar, ai grup do të jetë i përjashtuar nga çdo kontakt ndërkombëtar me SHBA, BE-në dhe strukturat e Perëndimit. Ai do të mbetet sërish, madje edhe do të shtohet izolimi ndërkombëtar. Por rikthimi në grupin e Bashës, jo thjesht për deputetët që janë përplasur, por edhe të tjerë që kanë qenë as mish as peshk nuk se i favorizon shumë. Pasi me fuqizimin e madh që kanë marrë degët e Partisë Demokratike, në rezistencën që i bën agresionit të foltores, ata do të kenë më shumë influencë në përcaktimin e kandidatëve për deputetë. E me marrëdhëniet e ndera me degët, shpresa e tyre për rikandidim do të jetë më e vogël.
Në këtë logjikë, Kuvendi Kombëtar i së shtunës në PD, do të japë një qartësi me shumë në këtë drejtim. Ata që do të marrin pjesë në Kuvend prej grupit parlamentar mund të cilësohen edhe pjesë e grupit të ri. Ata që mungojnë ose demonstrativisht, ose për ndonjë “arsye”: jo jam jashtë, jo jam sëmurë etj, duket se e kanë zgjedhur rrugën.
Por, gjithsesi nuk është e thënë që të gjithë ata deputetë që janë ftohur ose janë jashtë PD-së së Bashës të afrohen me Berishën e Metën. Kjo jo thjesht se nuk ka ndonjë siguri të plotë për vijimin e karrierës, por edhe për faktin e izolimit ndërkombëtar të tyre. Madje disa prej këtyre deputetëve si Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku, etj vijojnë e madje këto ditë kanë pasur mjaft kontakte diplomatike të rëndësishme.
E para në territorin praktik, mund të krijohet krejt lehtë një grup i tretë parlamentar i opozitës në Kuvend, ku mund të marrin pjesë edhe krerët e deputetët e partive aleate. Sipas gjasave, ky do të jetë edhe grupi me numrin më të madh të deputetëve, duke pasur kështu edhe mundësinë për tu ngjizur avash avash si një subjekt politik i ri i opozitës.
E nëse nuk atashohet me foltoren, ka shumë mundësi që të kryehë manovrat politike, pa pasur sikletin jo vetëm të identifikimit, por edhe veprimit nën hyqmin e establishmentit të doktorit dhe PL-së së Ilir Metës. Megjithatë, nesër në 10, kjo panoramë do të jetë më e qartë, kur do të shikohet se kush deputet i është bashkuar mbledhjes së thirrur nga Sali Berisha.
Ne keto momente PD E KA TE VESHTIRE TI FITOJE ZGJEDHJET, pasi PS, eshte bere prone private e disa nderkombetareve te fuqishem, por edhe per shkak se eshte e percare. Ne mbeshtesim ate grupim qe di te beje me mire opoziten. PD nen drejtimin e Bashes njohu vetem humbje; ne te gjitha marreveshjet qe beri me Ramen, i fituar politikisht doli Rama. Basha dha doreheqjen, por rezultoi nje doreheqje tinzare duke parashikuar rikthimin e tij. Po te kishte rezistuar duke mos dhene doreheqje, do te kishte nje marredhenie me te mire me anetaret dhe militantet e PD. Pritja matematike qe PD me Bashen kryetar te marre te njenjtin rezultat si me 25 Prill 2021, eshte zero. Basha dhe amerikanet, sic duket mendojne se arsimimi ne Shqiperi eshte ne nivelin e vitit 1945. Me 25 Prill, Basha i fitoi zgjedhjet, por nuk e lane amerikanet. Rikthimi i Bashes ne krye te PD zyrtare me ndihmen e amerikaneve, ka si qellim largimin dhe deshtimin perfundimtar te Berishes dhe jo triumfin e Bashes si fitues te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2025.
Po qe se drejtesia nuk i penalizon per krimet e tyre, vjedhjet masive, korrupsioni, le te martohen me njeri tjetrin. Kjo po behet shume shqetesuese, nje zv. Ministre u burgos per 1 ark peshk dhe nje telefon, ndersa keta jane te lire, japin opinione ne cdo Televizion Kombetar, jane ne koordinim me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Sot mbushen 100 vjet qe ne politiken shqiptare emrat e partive te vjetra: "Popullore" apo "Perparimtare" , Komuniste" apo "Balliste" jane perdorur per etiketa mashtruese, sepse ne fakt kane qene "Partia Zogiste" dhe Partia Enveriste" dhe jane "Partia Rama", "Partia Berisha", "Partia Meta", "Partia Mediu", Partia Doshi" etj. persona. Kjo eshte vene re edhe nga historianet nderkombetare te cilet kane formuluar mendimin se ne Shqiperi njerezit shkojne pas personave dhe jo pas partive. Sot per sot politika shqiptare dominohet nga dy diktatore: Edi Rama dhe Sali Berisha, te cilet e kane cimentuar pushtetin e tyre me "Marreveshjen Famekeqe Antidemokratike te 21 prillit 2008."
Grupi I RECIT