Juristi Kreshnik Spahiu foli në lidhje me lajmin e rritjes së masave të sigurisë për kreun e SPAK.
Spahiu theksoi se lajmi nuk ishte i vërtetë, pasi kreu i SPAK i disponon masat e sigurisë që prej ditës së parë që ai ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Juristi la të kuptohet se personat që po mundohen të kërcënojnë Dumanin, janë persona të cilët kanë problem me SHBA-të.
''Kjo situatë që është publikuar dje, nuk ka ndodhur as dje, as pardje, por pothuajse që në fillimet që ai ka marrë detyrën. Nuk është shtuar asnjë polic më shumë. Ajo që ka ndodhur dje është vetëm lajmi i bujshëm që Altin Dumani është kërcënuar. Unë mendoj se pas lajmit fshihet kërcënimi i vërtetë për Altin Dumanin.
Unë mendoj që ata që kanë përgatitur lajmin për masat e sigurisë nuk i kanë çuar dot një kërcënim të drejtëpërdrejtë kreut të SPAK, por ia kanë dërguar përmes mediave duke përhapur propagandën se Altin Dumani është nën kërcënim dhe nën masa të rrepta sigurie.
Nga SHBA i është kërkuar SPAK-ut që të procedojnë penalisht të gjithë ata persona që janë shpallur non-grata nga SHBA, por Britania e Madhe.
Kemi një rreth më të gjerë subjektesh politike që do të jenë në hetim. Se nga vjen ky kërcënim për kreun e SPAK në nuk di të them, por themelet e shtetit janë tronditur si kurrë më parë, asnjë prokurori nuk ka mundur të vendosë pas hekurave ministra dhe deputetë të maxhorancës në pushtet.
Dora e SPAK mund të shtrihet shumë më lartë dhe unë besoj se me ardhjen e ambasadorit të SHBA, do të ketë një politikë më të ashpër të Prokurorisë së Posaçme mbi subjektet e politikës”, tha Spahiu.
Aty ata ata a kane nje emer kush jane , duke folur ne shumes ata ata shume gjera kalojne ne mjegull
Ik o loqe ti e amerikanet bashke
Nese eshte keshtu qe perhapja e lajmit nga mediat, eshte lajmi I vertete kercenues, dhe I porositur, atehere Spak apo Shik e kane te lehte, te gjejne se kur dhe ku u botua lajmi pare mi sigurin e Prokurorit dhe me tej vijohet me hetim se deri ku shkon. Vete Kreshnik mund te filloj me kerkim ne internet.
Dy bolet e vapes:Ngjela dhe Spahiu...u hidhni nga nje kocke ku te studiove televizive
Kreshniki maloki i Saliut te Vicidolit 10 here ne dite del ne portale , ska se si pervec me porosi te Salihit te Vicidolit. Ky maloki njeriu me i besuar i Salihit ishte Kryetare i KQZ-se ne zgjedhjet qe vodhi banda e Saliut me 26 Maj 1996. Ne kohen e Salihit te dyte shkoi N/Kryetar i KLD-se , futi emrimet me pagese ne Sis.e Drejtesise bashke me Presidentin e boleve te Birishes i pa cipi Bamir Topi 500.000 Euro nje emerin ne sistemin e dretesise , kishte dhe kontributin e Sekseit t Bamirit Policit Sali Shehu, hajduti i piramidave te 97 me Vajdin Lamen.

Kercenimet dihet qe vijne nga dyshja Berisha- Meta duke perdor gazetaren turi kale qe hodhi lajmi ne publik.