A rrezikon burgun? Ilir Meta “shet” Monika Kryemadhin me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia është individuale

10 Maj 2024, 09:01Politika TEMA
A rrezikon burgun? Ilir Meta “shet” Monika Kryemadhin me gjuhën

Prej kohësh po flitet për një masë sigurie që pritet të jepet ndaj Ilir Metës, por ai thotë se nuk ka asnjë stepje. I ftuar në A2 CNN, presidenti i Partisë së Lirisë tha se nuk ka asnjë frikë nga burgu.

“Po ça burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë.

As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e ka zgjidhur me konventë lidershipit për 30 vitet që vijnë dhe çështjen e financimit, dhe Partia e Lirisë i përgjigjet kujdo atje ku e ka strofullën, këto mercenarë ca janë këto Dumanë, pas Rama. Liria ime është në dorën time, Rama dhe Dumani janë në burg sepse janë peng i gjërave që kanë bërë”, tha Meta.

Sa i përket Monika Kryemadhit e cila thirrur në SPAK për fshehje pasurie, Meta dha të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama “për mollët e kalbura që bien nga pema”.

Sipas tij, përgjegjësia është personale.

“Përgjegjësia është personale për çdo person. Ai ka përgjegjësi se ka firmosur 17 vendime me kundërshtim me ligjin”, tha Meta.

Sakaq, Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur në SPAK, për dosjen CEZ-DIA.

Meta tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, “për qejf të Edi Ramës”.

“Unë kam qenë në SPAK shumë seriozisht, për një çështje qesharake. Edhe për Cez DIA nuk kam asnjë lidhje unë, jo ka qenë në 2019 kur kam qenë në kulmin e presioneve që të shkelja Kushtetutën. Unë atje jam thirrur për qejfin e Edi Ramës, por kam shkuar për të respektuar”, tha Meta.

Ndonëse nuk ka më një retorikë të ashpër, si “Dumdumani” apo “palaço”, Meta ka vijuar akuzat në drejtim të Altin Dumanit.

“Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, tha Meta.

Retorikën e ashpër ndaj ish-kryetares së Partisë së Lirisë, njëherazi dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e konsideroi si të zakonshme në një aksion politik,  kur denoncon një fenomen të caktuar, siç është nepotizmi.

Meta thotë ka sulmuar nepotizmin, si fenomen në parti dhe në administratë, dhe jo Monika Kryemadhin.

"Ajo puna e retorikës e mënyrës së komunikimit është një zgjedhje e imja që ka të bëjë me fenomenin, jo me individin”, tha Meta.

15 Komente

  1. S
    Struga

    Ilir- Hileqari Meta-MUTAJ, është ai që po e dinë shqiptarët: i pabesë, hajdut, i çrregulluar mendërisht, prostitutë politike, tradhëtar i llojit të vetë…. Ka të drejtë MUTAJ kur thotë: „Mua më njohin shqiptarër se kush jam unë“ PO z. Mutaj, shqiptarët të njohin edhe atë më mirë seç e njeh ty vetveten, dhe mos ha mut më përditë e më shumë nëpër port-ALE televizive, se fundi ytë tash është vulosur më.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y

      O te rafter qulli

      Përgjigjjuni
      1. b
        burgaxhi

        Ky hajdut alabak ka vjedhur aq shum sa eurot i peshon se nuk ka mundesi ti numuroj

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trotski

        Mos u sikletos se do ta provosh Burgun.Me bemat e tua si Hajdut,Tradhetar,Vrases e te tjera e te tjera Gopin e sateme do te shikosh serish se te jane mbyllur te gjitha Vrimat.Nuk je aq Trim sa shitesh.Do ta shohesh o Zuzar se si do te leshojne te gjithe ata qe te rrine perkrah sot per sot.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          O torollak njeriu që ska probleme me drejtësinë nuk i shan me nënë e babë prokurorët dhe gjykatsit por thotë fjalët më të mira.Duro prit hetimet vendimin e gjykatës që nuk je hajdut dhe pastaj bie vetë Edushi.Ti je futut në mut deri në grykë dhe thua nuk mbaj erë...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Shet gruan per te shpetuar bythen e tij ,çfar lloj burri ,babai je ? Nuk doli mona jote ne avere me Dritanin por dole ti me ze dhe figure .Mos dil me se te erdhi fundi more felliqesire .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lipe Vani

              Po edhe Liken e kane shitur ish sherbetoret. Kac IsmaIli, Mond Rrushi, Tit Vargu, Nasip Naco, etj

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ali baba me 40 hajdutet

                Kur Meta beri marreveshjen e ngjalave dhe solli nepushtet Ramen nuk ishte aq i keq, perkundrasi per nje moment ishte presidenti me i mire, kur Rames nuk ju desh meishte me maskarai, me hajduti, nje kryespiun etj, etj.Meta dhe Rama kane nje gje te perbashket, qe nuk mbajne pergjegjesi se ç'ndodh mbas shpines se tyre "pergjegjesia eshte personale " prandaj dhe s'mund te mbajne pergjegjesi.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O ilir o spiun,o ilir o spiun

                  shqiptaret te njohin more pis hajdut,te njeh edhe sali krimineli,por nuk te nje drejtesia dhe edi rama qe te shfrytezoi per interesat e tija dhe te beri president nje cop budalla e hajdut

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    k

                    Robqiri me 2 emra, si fshatar injorant intrigant mizerabēl , qē ēshtē, shpreson tē mashtrojē amerikanēt me demagogji populiste surrogato . Populli shqiptar nuk ka fuqi se i shtypur nga korrupsioni mafjoz. Atehere janlemē serbisē dhe rusisē tja shkērdhejē ato baxhellat me 3 emra.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vranakonti

                      llir Meta nuk futet ne burg se ka Titin sa mali Roskovecit qe e mbron. Burgu do burra dhe jo burreca si kukudhi i skraparit. Ky kukudh thot qe nuk me bene pershtypje burgu,por ama po te shkoi do mbushin kepucet me shurre.

                      Përgjigjjuni
                      1. Akoma eshte i lire qa presin ne burg kurr te mos dale ky dhe tjetri qe na shikon nga penxheria ....grabiten një popull te varfer moren qa moren plus per interesat e tyre jo te shqiperis na futen ne sherr me greqin ...te dënohen e kurr mos dalshin nga burgu..

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Amant Dregjoni

                          Agushi i çepanit thote se ka luftuar nepotizmin duke larguar moniken, por Erisa Xhixho eshte gruaja e djalit te dajes se monikes....Slogan per te torollitur mendjen e shqiptareve......Luftoje nepotizmin spiun i sigurimit, luftoje. Te pakten Erisen mos e mbaj pas vetes... Komedi dramatike kjo e PL Tung nga Bostoni.

                          Përgjigjjuni
                          1. c
                            cimi

                            Nqse SPAK nuk areston kriminelin Like floriri me mire te shkrihet se nuk i justifikojne miljonat qe marin.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shpenka pe Korçe

                              Kaq budall qenka ky Likja , sa tani pas 30 vjetesh ne politike , mori vesh qe nepotizmi qenka i demshem edhe ne partine e Lirise se Ilirit, jo te Sales , jo vetem ne qeveri .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje