Albana Vokshi shfaqet në Kuvend me Berishën në gjoks, Taulant Balla: Albana hiqe bluzen, se le nam

9 Maj 2024, 16:35Politika TEMA
Albana Vokshi shfaqet në Kuvend me Berishën në gjoks, Taulant

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e ka cilësuar fyerje paraqitjen e deputetëve të Rithemelimit në Kuvend, me bluzat e stampuara "Lironi liderin e opozitës”.

Balla ironizoi Vokshin që u paraqit Kuvend me bluzën "Lironi Berishën"!

"Më duket më shumë se qesharake të jesh në Kuvend dhe të flasësh për luftën kundër korrupsionit dhe të mbash në gjoks një person të dënuar për korrupsion.

Një qytetar që sheh nga TV, edhe sheh strishën e lajmeve që deputeti filan po flet për korrupsionin, dhe sheh bluzën e personit të dënuar për korrupsion.

Kursejani qytetarëve këtë dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit.

Ju kam parë edhe tek protesta te bashkia. Nuk e gjej dot shpjegimin pse duhet të shkosh të protestosh te bashkia me bluzën: Lironi Saliun!

Nuk e gjej dot përgjigje. Liro Saliun tek bashkia, çlidhje ka?", tha Balla.

Balla foli edhe për kundërshtimin e opozitës ndaj projektit të bashkisë së Tiranës për linjat e transportit të gjelbër në bashkëpunim me kompaninë gjermane KFW.

"Për turpin tuaj keni deklaruar që do votoni kundër sepse jeni kundër përmirësimit të transportit urban në Tiranë. Jeni kundër përmirësimit të linjës së Kombinatit me Kinostudion, Unazës së Re, janë pjesë e projektit me autobusë miqësor me mjedisin, jeni kundra. Dhe nuk di si të përgjigjemi qytetarëve, që ecin me autobusë, se ti vjen me Benz.

Jo moj jo, unë nuk jam gënjeshtar. Në përgjithësi lëviz nëpër Tiranë me këmbë. Por ti dhe shokët e tu, edhe në protestë kur shkoni te bashkia parkoni benzat tek parkingu. Por disfatizmi ku qëndron? Kjo është një marrëveshje kredie 10 vjeçare. Zbatimi i saj do zgjasi deri në 2029. Unë mendova se keni në plan zgjedhjet e 2029-ës.

Po ju s’po mendoni dot as për 2033. Dy fjalë edhe për atë ritualin e dhunës me bomba molotov tek bashkia. E drejta për protestë është kushtetuese dhe nuk preket.

Por degradimi sa herë që vjen është fjalimi i njërit dhe janë dhe 5 idiota që e shoqërojnë dhe duhet të hedhin bomba molotov në momentin kur në sheshin qëndror të shqiptarëve janë dhe të paktën 2000 turistë të huaj, kjo nuk është politikë as opozitë, por është degradim i një opozitë të shpërbërë në 100 copash.

Është dhe njëri këtu që foli për Mundësira. Në 100 copash të paktën ja keni borxh vendit që ju ka bërë deputetë, që mos dëmtoni këtë industri sikurse është turizmi dhe pastaj po ka ngel, mirë është mos transporto as ti dhe k0legja jote bombat molotov tek bashkia.

Ajo është një vepër penale dhe pa dyshim që kjo vepër penale ju dëmton ju, qytetarët. Mos ia bëni këtë nder Erionit duke shkuar për të protestuar poshtë dritares të tij, se nuk e ka arrestuar Erioni Saliun. Reflekto Albana, reflekto! Dhe hiqe atë bluze se le nam", shtoi Balla.

7 Komente

  1. N
    Nje i Moshuar

    Mos i thuaj reflekt se le nam , por mos e prano ne KUVEND , se ashtu duket sikur talleni dhe sju mer njeri seriozisht . Une do thoja LOJRA fjalesh . Populli ju do pa dorashka.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shpiragu

      Taulant ,lere propaganden me albanen dhe simotrat e saj se nuk marin vesh se kush e ka arrestuar dhe kush duhet ta liroj sali mavrin.JE minister per te siguruar rendin dhe qetesin publike DHE BEJE DETYREN ME PERGJEGJESI te plot.Eshte TURP i madhe se ju kane vene perpara dhe po ju telendisin nje grup RRUGACESH qe perdorin dhe adoleshentet per transport te molotoveve,.ku i keni mjetet qe perdoren per te shperndar DEMOSTRUESIT e DHUNSHEM,PERSE nuk perdoren metodat e njohura ne bote per raste te tilla.JENI kthyer ne spektator te demshem ,duke NEPERKEMBUR dinjitetin e VENDIT.TURP 100 HERE TURP.

      Përgjigjjuni
      1. R
        ROÇKA PE KORÇE

        fytura dhe kjo logo duhen stampuar edhe ne breket e albanes dhe gjithe grave demokrate dhe te dalin me breke rruges duke protestuar, qe te eksitohet drejtesia dhe te liroje Saleh kargerdecin

        Përgjigjjuni
        1. z
          zhigolo

          Radhën tjetër do të vijë me brekë të stampuar me logon :Lironi liderin e opozitës!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjollca

            Drejte e keni thene zhigolo.Kereverja radhes tjeter besoj, do te vije pa to fare ,se ka problem e ka ngrene turpin me buke,hall ka te mbroje cfar ka vjedhur,tung

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              Malle qe ka veshur vetem bluzen se nuk i dihet mbase e ka bere dhe tatuazh me ndonje vend qe nuk duket e ca do ti thuash ti pastaj hiqe se nuk te shkon le ta mbaje ku te doje.Mbaje moj xhane bana mbaje ky ta kesh ti qejfin.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gazi

                Vokshi namin me berishln e kishte si stazh pune në kryeministri, kush nuk e di, sa barcaleta ka me vokshin për tavolinat dhe kolltuqet e kryeministrisë sa duhet nat dimri të qeshësh. Kush e mbajti një mut muteje nëpër këmbë një kokë madhe që nuk di të bëjë një punë, qofte dhe për tekstil që ka mbaruar. Kjo rrac thith lopash janl hëngër në të gjitha krahët e regjimit, në atl komunist si agjente të shikut, në demokraci me sratusin e lëpirjes, nl fillim në kryeministri, pastaj duke kujtuar doktorin nga ora 13 e natës nëpër hotele, se duhet të pinte ilaçet, po harronte kjo kok baulja ndobjëherë se berisha kishte lirijen për ti dhënë ilaçet. Femër me kokën më të madhe në botë, është kjo xhulse, ku qelb dynjanë ku ulet e ku kalon, as parfumet si bëjnë dermon, sepse shpërbëhen nga zhuli zhulses. Ytttt rracë spiunësh e delenxhileresh. Plere që ka hëngërve plrfituar qyl në PD.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje