
Deputeti Dashamir Shehi është shrpehur pro marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës me KFW gjermane për modernizimin e transportit publik. Nga foltorja e Parlamentit, deputeti Shehu është distancuar nga vendimi që ka marrë grupi i deputetëve të Berishës dhe Ilir Metës për të votuar kundër transportit të gjelbër në kryeqytet.
“Unë po e deklaroj që në fillim që jam dakord me këtë marrëveshje. Do më kishte pëlqyer që të kishte ardhur më e detajuar. Gjithsesi çfarëdo investimi për transportin publik në Tiranë është pozitive dhe unë e aprovoj. E aprovoj dy herë sepse vjen nga një qeveri shumë mike, siç është qeveria gjermane. Është modeli më i mirë që kemi sot për sot për investitorët e huaj. Unë për këtë projekt jam pro dhe besoj që edhe kolegët e opozitës janë pro”, theksoi Dashamir Shehi.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka dalë në mbështetje të nismës së Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet. Nga Kuvendi, Xhafaj theksoi se beson tek Bashkia e Tiranës dhe tek ekipi i specialistëve vendas dhe të huaj që kanë punuar për këtë projekt.
“Po, unë besoj edhe tek Bashkia e Tiranës, te Kryetari i saj, te ekipi drejtues i bashkisë dhe mbi të gjitha te specialistët dhe punonjësit e saj, falë të cilëve kjo Tiranë është shumë më e mirë dhe më e zhvilluar seç ishte para disa vitesh. Ky është fakt! Tirana sot s’ka të krahasuar me Tiranën e drejtuar prej jush, edhe në këtë çështje për të cilën po flasim. E vërtet, ekipi drejtues i Tiranës nuk arriti në këto tre mandate të na prezantonte një projekt tramvaji imagjinar, si ato të mandatit tuaj imagjinar. Ky është fakt dhe duhet pranuar. Po ju duhet të pranoni se sot kemi shumë herë më tepër linja autobusi e autobusë seç ky qytet kishte kur e morëm nga duart tuaja, si dhe një infrastrukturë urbane shumë e shumë më të mirë. E ky është fakt që veç ju nuk e pranoni”, tha ai.
Deputeti Xhafaj nënvizoi se kjo marrëveshje që lidhet me KFW hap një faqe të re në infrastrukturën moderne urbane dhe në shërbimin ndaj qytetarëve, në lehtësimin e lëvizjes së tyre përmes transportit të shërbimit publik. “Ti thuash PO këtij projekti do të thotë ti thuash PO lehtësimit të shërbimit të transportit publik në akset kryesore të qytetit, ti thuash PO cilësisë më të mirë të jetës së qytetarëve që e mbështesin lëvizjen e tyre, te ky lloj shërbimi. Ti thuash PO këtij projekti të lëvizjes vetëm me autobus elektrik do të thotë ti thuash PO një mjedisi më të mirë dhe më të shëndetshëm të banorëve dhe fëmijëve të këtij qyteti. Ne duhet t’i shprehim mirënjohjen qeverisë gjermane për mbështetjen financiare ndaj këtij projekti kaq të mirëpritur prej nesh. Qeveria gjermane është një nga donatorët dhe financuesit kryesorë të shumë projekteve të zhvillimit, projekte që kanë rezultuar shumë të suksesshme në disa aspekte, falë edhe faktit që strukturat e tyre ndjekin me rigorozitet maksimal cilësinë dhe efektshmërinë e projekteve të financuara prej tyre. Ndaj, vota PRO është edhe një shprehje mirënjohjeje ndaj këtij partneri të rëndësishëm për mbështetjen që jep, por edhe për besimin që shpreh ndaj institucioneve tona”, deklaroi Xhafaj.
Pse akoma nuk e kane futur ne burg ate hajdut a?
Ne radhe te pare duhet cilesuar se Dashi eshte cun Tirone .... Nuk eshte si ky maloku qe ka shkruar DROGAGJI......o shpellar.....
Shpellaret duan te ecin vetem me opinga...e infektoi Tiranen shpellari
X dhe Sander ju qifsha motren ne gop Po pse mer zagarë nje kryetar që ka 4 drejtorë në burg disa ne hetim dhe arrest shtëpie per vjedhje miliona euro Çfarë është sipas jush i drejtë? I aftë? I zgjuar? Jo pra o është hajdut ose budalla