Rama në Greqi, gazetari shqiptar në Athinë jep detaje nga takimi: Vështirësi të gjenim vendin

9 Maj 2024, 19:23Politika TEMA
Rama në Greqi, gazetari shqiptar në Athinë jep detaje nga takimi:

Gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria është shprehur se Greqia ka tentuar që të pengojë takimin e kryeministrit Edi Rama në shtetit fqinj, duke e konsideruar si një qëndrim absurd që nuk i bën aspak nder Athinës zyrtare.

I ftuar në A2, gazetari tha se tashmë gjithçka është gati, mirëpo thekson se gjatë përgatitjes si asnjëherë tjetër PS-ja në Greqi ka pasur shumë vështirësi për të gjetur vendin e takimit.

“Shkonim në stadium, bënim pagesën dhe kaq, kësaj radhe sa merrnin vesh që do vinte kryeministri shqiptar e anulonin këtë gjë”, u shpreh ai.

Takimi do të bëhet në një stadium olimpik të lojërave me dorë me rreth 5000 veta, e kur pjesë e agjendës do të jetë pritja e kreut të qeverisë me këngë dhe valle.

“Është vendosur vendi i takimit, në fillim mediat greke dhanë informacion që do bëheshin në një stadium futbolli, por nga informacionet që na erdhën nga Partia Socialiste në Shqipëri do të bëhet në një pallat sporti të lojërave me dorë që ka rreth 5000 vende. 12 maji do jetë një ditë feste, sepse do ketë këngë, do filloj në 11:00 me këngë dhe muzikë, në 12:00 do marrë fjalën kryeministri shqiptarë.

Edhe pse opozita në Greqi ishin në kundërshtim që të bëhej ky takim. Ndalimi nga ana e Greqisë nuk e nderon fare Greqinë. Mitsotakis tha “ne nuk e ndalojmë Ramën, por as nuk e ndihmojmë, por ka të drejtë që të bëjë këtë takim. Unë kam qenë pjesë e PS para disa vitesh këtu në Greqi dhe PASOK na jepte zyrat e veta që të bënim mbledhje, ndërkohë që sot të ndalosh një takim të kryeministrit me emigrantët është absurde”, tha Zinxhiria.

Një ndër kërkesat kryesore që pritet t’i parashtrohet kryeministrit është vota e emigrantëve.

“Presim që ne të votojmë, kërkesa kryesore është që ne të votojmë. Jemi i vetmi vend që emigrantët nuk votojmë, teknologjia ka ecur para dhe të krijojnë kushte për të votuar”, tha ai.

Sipas tyre e gjitha është për shkak se takimi vjen në 12 maj, ditën kur është arrestuar Fredi Beleri.

10 Komente

  1. e
    ermali me ermutin

    Shikoni mos na gjeni dhe nonje sheah tjeter ,,qe te nderojme nje teqe dhe nje xhami ,,,se shqiptar jemi ,,,e duam besimin ,,,,si kemi ne shqipri amerik zvicer gjermani etj

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      O loqe, se pari meso te shkruash shqip para se te marresh guximin te shkruash komente. Se dyti, xhamite i ke mu ne mes te Athines dhe kudo anembane Europes se krishtere.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Keta e kuptojne qe Edi Rama po i poshteron me kete vizite ne Greqi. Mbas gjithe asaj lufte per Belerin, Edi po i detyron ta presin ne Greqi, te bej politike Shqiptare, tu thote emigranteve te bashkohen, te behen faktor politik ne Greqi. Mjaft votuat per Micotaqin, apo Papandreun, kerkoni te keni perfaqesimin tuaj ne Parlamentin Grek. Kjo vizite do zgjoj Arvanitasit e frikesuar prej 100 vjetesh nen presionin e Kishes greke, do zgjoj ndjenjat e Cameve qe ju vrane familjen, dhe ata qe qendruan, i detyruan te nderrojne cdo identitet. Kete e kuptojne greket, por nuk mund ta ndalin Edi Ramen, ai i ka kapur ne gracke. Edi Rama eshte shume i rrezikshem per stabilitetin e Greqise.

        Përgjigjjuni
    2. P
      PO , PO

      NJE BRAVO TE MADHE Z. ZINXHIRI . JU LUMTE ! MERITONI RESPEKT DHE FALENDERIM NGA GJITHE SHQIPTARET .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Nga kush e pret? Rama e ka ne dore. E ke te partise tende o Zinxhiri.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Athiniotis

          Po ky zinxhiria nuk qenka gazetar i pavarur. Apo edhe ky pjese e zinxhirit qe mban varur Kazanin

          Përgjigjjuni
          1. v
            vezhguesi

            Na e keni bere kete Fredi Bejlerin sikur te ishte Gandi apo Mandela. Nje cope debili eshte. Le ta bejne greket edhe kryeminister ne vendin e tyre po deshen. Per ne eshte nje hajdut votash dhe kriminel qe ka vrare ushtaraket tane dhe ka poshteruar simbolet tona kombetare. Faqja e zeze e Salih Berishes dhe e Like Floririt qe e kandiduan ne Himare nje maskara si Bejleri. Nuk thone kot se "trego se me ke rri, te te them se kush je".

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nderpriteni pak ushqimin, mos hani ...... mut gjit

              Kur shkuan ne fillim shqiptaret ne Ger-qi si lypsa e zhulza e flinin ne kasollet e bagetive, nderruan te gjithe b.q. emrat shqiptar e kishte me shumice Jorgo dhe dhe Niko, efendikoi u shkerdhente grate e motrat, po ty gazetari ke te kane qire gruan apo motren ? Vite me pare Ed LGBTQ fuste miq grek per te hapur miniekspozite me zhgaravina dhe tani shkon sikur eshte ne pronen e Kristaq kriminelit firmetarit te pushkatimit te dy poeteve desidente te rregjimit vrastar komunist. Edhe sot qe flasim ne Ger-qi jane rreth 700 mije arvanitas te kuluar, duhet te falenderojme zotin per durimin dhe mikepritjen qe na dhuruan greket.

              Përgjigjjuni
              1. v
                vezhguesi

                Paskan futur kompjutera edhe ne Pavionin 17? Shko ore djale e pi ilacet qe te qetesohesh, pastaj qaji hallin Rames dhe shqiptareve. Ata 700 mije allvanitasit qe permend zotrote nuk kane asnje te drejte qe te flasin, pale me te mesojne gjuhen e tyre shqipe, nderkohe qe 30 mije minoritaret greke kane patur dhe kane deri edhe universitet ne gjuhen e tyre. Nuk eshte problemi i nderrimit te emrave, ai me kryesori, pasi ne fund te fundit, kur shqiptaret marrin emra te krishtere, quhet kthim ne origjine, pasi 100% e shqiptareve deri pas viteve 1800 kane qene te krishtere. Po keshtu, kur greket largoheshin prej luftes civile atje, menjehere pas L2B, ishin shqiptaret qe u hapen dyert e shtepive dhe ndane me ta edhe ate pak buke qe kishin, prandaj, ate qe bene greket pas 90-tes ishte te na kthenin borxhin. Shqipot nuk e kane problemin me popullin grek, pasi kemi jetuar prane njeri tjetrit me shekuj, por me politiken e ndyre te atij shteti, qe kerkon minoritare edhe aty ku nuk ka duke futur hundet ne punet tona. Problemi eshte se politikes greke nuk i pelqen kur Rama perdor te njejten metode qe ata perdorin me ne. Koha e dy standarteve ka perenduar njehere e mire qe me shporrjen e regjimit te Salihut dhe Like mutit.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Trotski

                Mitingu i Rames nuk ka fare lidhje me Belerin qe eshte tashma nje Kerme e Braktisur.Prania e Rames ne Athine i tregon Munxen Micotaqisit duke i demonstruar qe shqiptaret dine te luajne ,bile fort ,Ashtu sikurse mundem Greqine 2:0

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje