Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ishte e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku foli për zhvillimet e fundit në PD. Sa i përket pretendimeve se u amnistuan të korruptuarit subjekte të GJKKO dhe SPAK, Pampuri u shpreh se këto dolën të vërteta edhe sot nga interpelanca e deputetit Alibeaj me ministrin Manja.
"Nuk ka pretendime, janë të qarta. Kur ka fakte dhe argumente ka qetësi, kur nuk ka flakë dhe tym. E vërteta të cilën enne nxorëm në pah para se amnistia të votohej. Amnistinë në parim e kemi votuar të gjithë. Nuk ishim kundër amnistimit të personave që kanë dalë në protesta kundër të korruptuarve. Protestohet në çdo vend të Europës.
Kemi qenë pro që të amnistohen. Por kemi paraqitur amendamentet tona. Kishim një kusht, të mos prekeshin ata që hetoheshin nga GJKKO dhe SPAK, nga një publikim i një prej gazetarëve doli në pah që përpos ajo që u trumbetua kishte dhe personazhe që dolën disa nga zoti Manja. Ndërkohë që zoti Manja po i numëronte, ky që ka bërë një tender pa garë amnistohet, ndërsa ai që ka dalë të protestojë rri në burg. Doli në pah e vërteta që kemi thënë. Doli vetë zoti Manja që shpalosi të gjithë të vërtetat.
Pazari vijon, sikurse vazhdon për të futur të larguarit nga grupi parlamentar. Pazarit i doli boja sot. Mesa dimë nuk kemi një informacion se cili nga protestues është përfitues i amnistisë. Nuk ishte prioritare kjo, ishte prioritare të liroheshin zyrtarët e qeverisë së korruptuarit e zotit Manja" tha Pampuri.
Sipas Pampurit, kryefjala sot duhet të jetë reforma zgjedhore, ndërsa Rithemelimi e hodhi në erë atë komision vetëm për pazare të vijueshme me mazhorancën.
"Sot 11 muaj para zgjedhjeve, kryefjala duhet të jetë reforma zgjedhore, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit për të hetuar këdo. Nuk është prioritet të bëjmë shou atje se po bëjmë opozitën e madhe. Në këmbim të amnistisë, Rithemelimi mori që u hodh në erë reforma zgjedhore. Të kalosh në një grup bisedimi është absurditet" shtoi deputetja.
Sa i përket pretendimeve të Rithemelimit, se listat e hapura i kërkojnë vetëm partitë e vogla, Pampuri thotë se listat e hapura janë të domosdoshme së bashku me prioritetet e tjera.
"Hapja e listave është pjesë e një vendi demokratik, e bashkëshoqëruar me votimin, numërimin elektronik, vota e diasporës dhe president nga populli. Çfaë do të thotë kjo parti e vogël, parti e madhe? Qytetarët duan të zgjedhin deputetin që duan me votë. Atij i intereson individi që do votojë’" theksoi Pampuri.
Ndërkohë, për propozimin e Ramës, për një rezolutë në bashkëpunim me partitë opozitare, Pampuri thotë se PD nuk bëhet pjesë e aleancave anti-SPAK.
"Çfarë komisioni, që do kontrollojë SPAK? Është absurde. Reagimi i ambasadës përshëndet në parim çdo iniciativë që është anti-korrupsion. Jemi partia që kërkojmë vettingun e politikanëve. Të ketë vetting para se të marrë postin. Ti mveshësh integrimit dhe negociatave këtë pjesën tjetër që është e gjitha një kalkulim i Ramës.
Ai thotë kam 110 vota, se ka votat e opozitës dhe duke patur këto del e bën shefin e madh, njeriun e pastër, në fakt është koka e korrupsionit. Ça do më shumë Rama që të quhet mbret i korrupsionit. Është i vetmi që nuk ka shkuar në SPAK. Kjo është qeveria më e korruptuar në këtë vend këto 32 vite. Nuk do jemi palë në këtë pjesë, për të kontrolluar SPAK", nënvizoi Pampuri.
Lini një Përgjigje