Pse Sali Berisha dërgoi Luçiano Boçin si drejtues në Shkodër?

9 Maj 2024, 19:50Politika TEMA
Pse Sali Berisha dërgoi Luçiano Boçin si drejtues në

Nga Ylli Pata

Përveç batutave apo barasaletave të pritshme, emërimi i Luçiano Boçit si drejtues politik i Foltores në Shkodër, nuk është marrë si surprizë.

Pasi gjithmonë doktori ka dërguar në “Mekën politike të tij”, një personazh të “Kominternit”. Madje në Shkodër historitë me Jemin Gjanën që është dërguar shpesh këto 30 vjet për të vënë sherrin në vijë janë epike.

Shkodra, ka qenë deri më 14 maj 2023, një  ishull politik thuajse homogjen në votën ndaj Partisë Demokratike. Një ishull, që përveç ca njollave të majta në qytet, Koplik, Anë të Malit apo Velipojë, ishte totalisht blu. Sidomos qyteti i Shkodrës, që në mënyrë homogjene ishte besnik ndaj PD-së pa u lodhur vit pas viti. Sidomos ajo pjesë e qytetarisë së vjetër. Shkodrës historike. E cila nuk “hante pykë” në thirrjet e socialistëve për një “mëshirë” por i qëndronte besnik doktorit.

Në realitet kjo atmosferë gjendej edhe në mjediset qytetare, sidomos ato të vjetra. Të cilat, të lidhur me një traditë konservatore, antikomuniste të theksuar dhe alergjike ndaj një të majte ende jo të besueshme, i ka qëndruar besnike Sali Berishës dhe partisë së tij.

Një qasje e tillë do të ishte mirë të kishte pasur pak mirënjohje apo xhentilesë të ndërsjelltë, së paku në protokoll. Por siç thuhet në këto raste, galanteria nuk blihet në gastronom, o e ke o jo.

Megjithatë, loja e Shkodrës ka ndryshuar, e pavarësisht se sot nga ajo gëzon Edi Rama, gjasat janë që të sjellë një efekt domino në të gjithë elektoratin shqiptar. Është një qasje tipike konservatore dhe paksa borgjeze, duke refuzuar një klishe që u kishte ardhur në majtë të hundës. E në radhë të parë, nga injorimi pa logjikë i Shkodrës, i besimit dhe promovimit të figurave të qytetit apo territorit.

Fiksimi i importimit të jeminëve politikë nga Sali Berisha, duket se është kthyer në një mani “konservatore” duke imponuar një axhendë që nuk ka lidhje me qytetin më të madh të veriut. Pikërisht ky imponim ishte një shkaqet kryesore të humbjes së rëndë të 14 majit.

Katapultimi i Bardh Spahisë, degdisja e Jozefinës në Laç, shkarkimi i njerëzve me peshë në territor vetëm se nuk ju qasën foltores, krijuan një debat dhe përplasje të fortë që para zjgjedhjeve lokale. Madje edhe besnikë të Berishës që e nisën karrierën në SHIK-un e tmerrshëm të Gazidedes, nuk duruan dhe kundërshtuan politikën e emërimeve nga lart.

Ndërkaq, dërgimi i Luçiano Boçit, i cili ishte kandidat për kryebashkiak në Elbasan, ku humbi rëndë, si i deleguar në Shkodër, duket se është një shenjë për të vënë ura me atë komunitet që ende ka një nostalgji për doktorin.

Po përse nuk çon emrat që kanë përfaqësuar  Shkodrën gjithë këto vite: Jozefina Topallin, Lorenc Lukën apo edh eish-kryebashkiakun Bardh Spahia.

Kjo duket qartë, se të gjitha figurat e vjetra janë tashmë Non Grata nga demokratët e vjetër, të cilët kërkojnë një ndryshim epokal, për të cilin Berisha ka çuar Luçiano Boçin, nënkryetarin e foltores, i cili ka një profil qytetar dhe intelektual.

Problemi i Berishës me Shkodrën nuk është thjeshtë  një inat apo qefëmbetje sezonale, por edhe një logjikë politike. Asnjë personazh i rëndësishëm i Shkodrës nuk është në kupolën e foltores, ku thatësira e qytetit të madh verior duket se është një ngjarje politike.

Madje edhe e parekuperueshme.

21 Komente

  1. S
    Shkodrani demokrat

    E ka derguar ne Shkoder pasi eshte i vetmi demokrat qe eshte 1000% komunist.Nga babai,sekretar partie,nena,dajot nga Naskat,te gjithe me pozita te larta ne partine e punes(sekretare i kom.Partise Elbasan,)Vete Luçi e ka filluar karrieren politike si drejtues i FRESH-it ne Elbasan.Meqe Shkodra i ka per zemer Komunistat kane çuar Boçin.Tash pa ja shohin hajrin,jabanxhise kumunist.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Berisha dergon ne Shkoder “ budallain e elbasonit” qe flet sikur reciton pasi nga njera ane e ka besnik por nuk mund ta djege fare pasi ne Elbason Lucianon nuk e duan. Nje miku im elbasons me ka thene qe ai e kishte 200 euro gjoben per cdo provim e nese ishe femer mund te konvertohej me favor seksual. Po ashtu pasi humbi me diference te thelle ne zgjedhjet vendore .

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        Por si fillim shkodranet nuk do te ja falin Luciano bocit pedagogut qejfli sjelljen prej gangsteri kur bashke me 2 badigardet e tij rrahu barbarisht , tinezisht, pabesisht njeriun e punes dhe qytetarin shume te nderuar te Elbasanit, dhe Shkodres, bisnesmenin e sukseseshem Gjergj Luca, te birin e aktorit legjendar Ndreke Luca artist i popullit..Humbja apokaliptike qe pesoi pedagogu qejfli Luciano ne Elbasan ne zgjedhjet 14 maj 2023 dhe shfaqja e grupeve paramilitare ne Elbasan nen komanden e Baz Gardhit dhe Lucianos qe u bene shkak dhe per vrasjen e dr. te nderuar e kane ulur pertoke emrin e,Lucianos prandaj para se ta marrin shkodranet perpara me bejte e barcoleta si dikur Pal Vaten ben mire ky Luciano te mos shkoje fare ne Shkoder. Shkodra nen drejtimin e te palodhurit, kryetarit vizionar e te perkushtuar Benet Beci e ka nisur kthesen e madhe dhe sheh perpara per ta bere Shkodren nje nuse te Shqiperise se Veriut dhe nje qytet model sic i ka hije.Ndryshimi i madh ka filluar dhe imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute nuk kane me pune ne Shkoder se mjaft e kane mjele me Voltana larasken, Bardh spahine qe mbante mbi 100 vet ne bashki pa asnje funksion , por vetem fusnin karten ne bankomat ne fund te muajit dhe nje here ne jave shkonin ne Tirane ne pordhestat e shpellareve te foltores.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patriot

          I ke rene shume gjate. Ai e coi ne Shkoder per ta hequre qafe se ju ka ngjiture si muti mbase kepuce. Kurt nuk e do me Elbasani si do ta doje Shkodra qe nuk e njehe??

          Përgjigjjuni
          1. P
            PeDeja i Salehut!

            Them se gabohesh o gazetar!. E çon këtë për të vrarë njerëz. Njëlloj si në EL. Dhe me këto t'ju lej faturën këtyre. Ja i shikoni "këta" socialistët ... Këta e duan të vrarë SH. Pak a shumë për të bërë një 2 Prill tjetër. Dhe pas kësaj dihet se kush është dhe kush ndihmon (kujt i intereson më së shumti një destabilizim i Shqipêrisë). Luçi si p.... i bukur nuk po shkon për të "shitur" ndonjë provim në universitetin e SH si në EL. Por po e çon Saleh-u për këto punë. Veç nqs e gjejnë Shkodër locen naive dhe shërbimet në gjumë. Se për Edin ai o njëlloj si Noli në 1924 t'u i rra violinës kur Zogu po vinte me usharët serbë dhe bjellorus për të marr pushtetin më ndihmën e Karra-Gjeorgjeviçëve... Ndërsa Edi t'u bo skicka e piktura !

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tare

              Berisha nuk është më faktor politik në Shqipëri dhe Rama po lufton me një të humbur si don Kishoti me mullinjtë e erës.... Përse kjo ? Sepse Sali Berisha dhe Foltorja nuk kanë më aksion politik, në protesta nuk u shkon më askush dhe në Parlament ,edhe në saj të lojës Basha- Bardhi , Foltorja nuk ka peshë të ndikojë vendimmarrjen e PS. Pra u kanë mbetur ,si aksion politik vetëm denoncimet.Por këtu ka një problem: Nëse denoncimet e korrupsionit qeveritar,mjaft të fuqishëm në të vërtetë,i përdor për kredo politike të duhet të jesh vetë i pastër( siç menduan se ishte Saliu më 2005)! Po Foltorja e tillë nuk është,madje korrupsionit të Berishajve u shtohen edhe vrasjet. Madje sot ,kur edhe morali qytetar po vdes,dhe kur korrupsioni është kthyer në mënyrë jetese, denoncimet e korrupsionit nga Foltorja kanë më pak audiencë sesa sharjet e Egla Cenos në Big. Nëse denoncimet i perdor për të vënë Drejtësi ,atëhere ka dy probleme të tjera ;së pari Foltorja e quan Drejtësinë të kapur nga Rama,pra që nuk vlen,dhe së dyti Drejtësia do kohë që të vendoset,se hetimet e gjyqet kërkojnë kohë, kohë të cilën Foltorja nuk e ka. Përveçse nuk ka aksion politik ,Foltorja nuk ka organizim . Saliu nuk donte një parti ,PD, ku të ekzistonte jeta politike në njësitë bazë,si puna e PS. Ai donte vetëm një çetë bashibozukësh që të jepnin jetën për Saliun ,një repart sulmi ( demokratët e Mamurrasit) dhe asgjë tjetër.Foltorja është esenca e këtij qëllimi... Dhe së fundi Foltorja nuk ka më figura, të krahasosh Pashkon,Cekën,Zogajn,Imamin me Nokën,Vokshin ,Klevis Balliun dhe Adriana Kalanë të vjen për të vjellë.. Prandaj krimineli mëndjeplakur na propozon të bijën si risi në Foltore!!!!! Qari i socialistëve që Saliu merret ende me politikë,e kanë fitoren në xhep,kurse demokratët nuk kuptojnë se ai që u nis me mision nga Ramizi të "mbante nën kontroll "lëvizjet e studentëve,që i organizoi Sigurimi i Shtetit ,ai shkatërroi çdo gjë në Shqipëri,absolutisht çdo gjë... Vaj medet !

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati 12

                L. Boçi “nje profil qytetar dhe intelektual “ !!! Ai eshte kokrra e injorantit . Te jesh i shkolluar nuk do te thote se je intelektual .

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Deputet i biri botës!

                  Shiko se ju t'u fol "keq" o Vlora! Se në AL nuk të bën shkolla intelektual por paret. Ja shiko sa "shkollë" ka Nul Moka, apo Nard Mndoka... Edhe Luç p..dhuci ka shitur aq shumë provime në EL sa gjithë PeDe-ja janë bo me dy fakultete (si puna e professor doctor Zhulal Mziut)...

                  Përgjigjjuni
                2. G
                  Gazi

                  Saliu e çoi Boçin në Shkodër që të hajë një m.. të madh.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hila , me origjine te vjeter shkodrane

                    Gazetari qe ka bere kete artikull nuk e njeh fare Shkodren dhe qytetaret e saj autoktone . I paraqet ata si antikomuniste dhe konformiste me Sali Berishen . Pa dyshim qe shkodranet e duan lirine dhe demokracine dhe jane kundrshtare te diktatures , prandaj e mbeshteten Salen se enderuan per demokraci . Po e pane qe ai ishte nje komunist konseguent qe zhvilloi me shume diktaturen se sa lirine dhe i treguan vendin . Ata jane ne gjendje te gjykojne per situaten aktuale te politikes se Foltores , qe ende nuk eshte bere parti politike dhe e braktisen totalisht . Jo Luçiano rrugaçin , qe ben boksierin me shkodranin Luca te dergoje ne Shkoder , po dhe Lirine me gjithe femije , Shkodra nuk genjehet me , ajo do jeten e lire , rregullin dhe demokracine e vertete .

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Feridi

                      E ka shkardhy Shkodren Bardh dhe Gaz Spahia a Doktooooor. Jo Luçin me pru po ne ti me ardh vet nuk bahet ma. Te fala Bardh e Gaz Spahise. Hajt pra tunjatjeta.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pyetje shumë e rëndë !

                        Pyetje e rëndë o Ylli , “PSE” , ajo dihet , t’ë tallin bythën shkodranët , t’a përdorin si lëndë të parë për BARSALETA !

                        Përgjigjjuni
                        1. x
                          xhoxhi

                          E kam shkruar që në vitin 1990 se Sali Berisha nuk mund të jetë udhëheqës për të djathtën.Këtë e thesha sepse ky njeri komunist,sekretar partie,doktor i bllokut,udhëtimet me djemtë e udhëheqësve etj etj nuk mund të vendoste regullat e demokracisë.Ja ku jemi sot që ky komunist edepsës akoma e mban veten sikur ky na e solli demokracinë dhe siç thotë për ditë:unë shkatërova diktaturën dhe jo më Edi Ramën.Nga ana tjetër gjithe e djathta i quan komunistë të majtët ndërsa Saliu e sigurimsat janë demokratë.Pra pa sikterisur Salinë nuk ka dhe nuk do ketë të djathtë.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            SHKODRANI

                            Batutat e barsaletat (jo "barasaletat" qe di Pata) mbaruan se i shterroi te tera Spiropalesha duke ja kaluar dhe atyre te dikurshme me Pal Vate.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjovalini

                              Ku ta çojë këtë kafkë kalin, në elbasan ja futën aq sa nuk puth më për deputet. Në shkodër prap për t’ja futur e ka çuar berisha, mënyrë heqje nga bytha, duke vetvrare veten si drejtues politik.

                              Përgjigjjuni
                              1. v
                                vlonjati

                                Shume te lezetshem u patronazhistet , sidomos kur ju paguan nje bythlepires si Mero Baze ! Cfar deshi ajo kurva e rilindjes ( Spiropali) nje krye hajdute e doganave ne Shkoder, mos valle ishte shkodrane? Cfar don Edi Rama ne krye te PS-es kur deklaronte se te gjithe ish komunistat duhen varur? Cfar don Edi Rama ne krye te PS-es kur Mithat frasherin e ngriti ne qiell dhe ju thate gjithe veteraneve, mbylleni sqepin sepse kete pune e di un. Cfar don Edi Rama ne krye te PS-es Apo te ç'do partie kur me viziten e Erdogan ne Shqiperi Skenderbeun e mbuloi me perde ? Ju patronazhistet keni te drejte sepse jo se e keni bindje politike ( njellojsi Merua juaj )por keni gjetur nje menyre punesimi.

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  robi

                                  une them qe ne Shkoder duhet te shkoje krrici i faros me 2 gishta lart qe me eksperiencen qe ka tek bllokimi i unazes per 18 muaj po shkoi ne Shkoder do vere traun ne ne bacallek dhe do te lejohet te kalojne vetem demokratet e Badh Spahise me 2 gishta lart , te tjeret do kthehen mbrapsht. kjo eshte foltorja e vicidolit qe nuk i shkon me askush ne pordhestat me molotove por disa mjerane nga mamurrasi qe paguhen nga kryevagabondi Muli molotovi qe e ka marre rrugen e mutit me 14 maj 2023 dhe nuk vjen me kurre ne pushtet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Humorist

                                    Pune katundaresh.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Humoristi

                                      Gjyshi i Vicitolit me katundaret e Elbasanit kerkon te pushtoje Shkodren!?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tironci

                                        Kurse une them qe ne Shkoder te shkoje ajo bucja, Kalaja qe e ka humbur zerin duke bertitur. Po dhe ajo baldosa tjeter Vokshi apo dhe ai romi me buze te trasha qe hedh zjarr perdite ne Tirane tek shkallet e bashkise se mendon se mund te hyje ne bashki sic hyri non grata ne 1998 ne kryeministri. Eshte nje menyre e mire per ti hequr qafe keto plehra.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vjosa

                                          E ka çuar në Elbasan që boboçja të planifikoj ndonjë vrasje siç ka berë në Elbasan.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje