Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë mëngjesin e së martës ambientet e shtëpisë së tij pas 25 ditësh i izoluar për t’u drejtuar në Prokurorinë e Posaçme.
Berisha është shoqëruar nga 2 makina policie drejt SPAK ku do merret në pyetje për aferën 'Partizani'.
“Beteja vazhdon, beteja pa kthim vazhdon”- tha ai para gazetarëve.
Prej 30 dhjetorit, Berisha qëndron në shtëpi me masë arresti. Ish kryeministri është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani pasi me veprimet e tij ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzuan 19 kulla.
Mire qe je vesh trah mor pis se mbase je per gjat ne ate dere,familje ordinere