Agron Duka: Rama më shumë se opozitën, ka frikë SPAK-un

26 Tetor 2023, 17:15Politika TEMA
Agron Duka: Rama më shumë se opozitën, ka frikë SPAK-un

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se mbështet punën e organeve të reja të drejtësisë, por në rastin e Sali Berishës bëri një autogol pasi shmangu procedurat parlamentare. I ftuar në studion e News 24, deputeti Duka theksoi se SPAK ka ngritur stekën larg duke goditur edhe ish-ministra.

“Berisha dhe njerëzit pranë tij kanë të drejtë ta paragjykojnë këtë lloj procesi në mënyrën se si është vepruar. Opinioni im nuk është i njëjtë me Berishën. Ka ndryshim pozitiv. Kjo drejtësi ka penalizuar ministra dhe deputetë. Edhe ky rast e tregon. Është ngritur steka lart. Duket se nuk trembet përpara shantazheve që i bëhet politika. Pse e përzien Berisha me politikë? Natyrisht. Është politikani më i rëndësishëm i opozitës dhe akuzat lidhet me atë kur ai ka qenë kryeministër. Nëse ka ndërmarrë ndryshime ligjore nuk e ka bërë për dhëndrin e tij. Kështu janë edhe majtas. 

Është thënë se kanë ngrënë dardha dhe kumbulla prapa kurrizit siç ka thënë Rama, ndërkohë që procedurat i ka bërë ai. Berisha nuk e sheh veten jashtë politikës dhe sulmet i konsideron politike. Personalisht, jam gjithmonë me idenë që drejtësinë të mos e shantazhojmë por këtë radhë ka bërë një autogol. Të shkonte në Parlament dhe të merrte autorizim. Kjo drejtësi që është miratuar nga Parlamenti dhe unë kam pasur fatin ta votojë reformën në drejtësi dhe vjen e thotë nuk të pyes. Ne jemi republikë Parlamentare”, theksoi ai.

Duka shprehet kundër procese gjyqësore për vendime kolegjiale. “Unë kam thënë se nuk mund të kenë dënime të qeverive për procedurat. Nëse merret një vendim që mendohet se i bën mirë vendit është vendim kolegjial. Ama kur futën duart te buxheti i shtetit është tjetër gjë. Nuk mund të dënohesh për procedura”, tha ai.

Ndryshe nga rasti i Berishës, Agron Duka thotë se Rama është më i frikësuar për të vetët. “Më shumë e kanë frikë këtë që e kanë në dorë. Qëndrimi kaq kohë të gjatë në pushtet, është e natyrshme që të krijojnë kaq raste korruptive. Njerëz të rëndësishëm të mazhorancës janë kapur me afera të rëndësishme dhe kjo e tremb më shumë Ramën se sa frika ndaj opozitës”, tha më tej.

Sa i përket takimeve me grupin e deputetëve të opozitës, Agron Duka thotë se takimet janë thirrur nga Gazment Bardhi. “Ne ftesat i kemi marrë gjithmonë nga Gaz Bardhi. Ne nuk shkojmë për të mbrojtur Berishën. Berisha nuk ka nevojë për mua. Berisha e ka thënë që kur u shpall non grata, ai ka thënë qoftë se del një provë që unë kam përfituar nga qenia kryeministër dhe të afërmit për të marrë diçka në mënyrë abuzive, unë e përballoj vet. Këta i dhanë vetë një armë në dorë Berishës. Ky ka qenë një ngërç i krijuar nga këta të SPAK-ut”, nënvizoi ai.

11 Komente

  1. K
    Kur flet dhe ky hajduti !!!!!.

    Prit,se mas dere e ke dhe ti mgjth tet vlla.Prit,ke ajo der do shkosh dhe ti bythlepirs.Ke honger dhe ke vjedh ne te gjith krahet mortje.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Durrsaku

      Bravo Gono me kete shkrim sot e sigurove emrin ne liste te foltorja ,por jo per deputet ,se kjo eshte organizate teroriste , e nuk mund te kanditojne per deputete ,u tregove shume legen burre o Gono

      Përgjigjjuni
      1. I
        Italia si moter

        Bir selman i nenes ke te qash me pare ,o duke ri rehat mos e kruaj se ju te gjithe do te dilni parti e jashtligjeshme .ju jeni kokrra e injorantit qe keni 32 vite qe e genjeni dhe mashtroni ,Edi Rama nuk i ka duart me gjak dhe pislleqe qe i keni ju ,cfar qullose zotrote kur ishe minister ? Po tani shko hodhi pulave per te ngrene se kete biznes e bere ne kuriz duke i sherbyer saliut mos e ngatero kekun me byrekun ,qe kur flet dukesh cfar zgjuarsie ke ,ju shpelafte mortja sa te ndyre jeni ,hajdute ,ti vetem kotece di te menachosh.karagjoz njeri .

        Përgjigjjuni
        1. C
          Con rakia

          S'ju kan dhon mo ilace vec sufllaqe me mustard m'duket

          Përgjigjjuni
        2. M
          Marinari

          Paska folur më në fund edhe ky palloshi Duka. Ti je një injorant dhe i marrë vërtetë o Dukaleshi.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pordhaci

            Na rrofsh mutin edhe ti me gjith partine tane.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sorry

              Era mut vjen ti dhe vellaj jot...duro dhe pak, sapo u hap haleja j'uaj 30 vjeçare.

              Përgjigjjuni
              1. h
                hajdari

                O gone ule cmimin e vezeve ate bej mos na ca gencin me salen.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dita

                  Une nuk mbroj as saliun ilirin dhe as duken. Jane shkerdhat po edi rama dhe vellai olsi dhe veliaj jane te paster popull legen do zoti tju heqin edhe breket popull bastarde

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Erioni

                    Pocti popull bq

                    Përgjigjjuni
                  2. U
                    U efxhi fundi maskarenjve

                    Nje i jorant te cilit i ra bixha, beri disa duar ye forta me qedet me para dhe pasi i blru partine atij vagabondit te sigurimit qe formoi PAA (ish komunist 35 vjet), sot ky halabaku jep mend dhe i digjet barku per popull, prandaj i shet vezet sq shtrenjte. Njeri i ndyre. Sala ja di mire trimerite e tij. Rrinte si mut ku i a nxirrte te palarat. E nga ftika i u lut ta merrte duke i premtuar vota.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje