Agron Duka: Shqiptarët ishin me fat që patën një kryeministër si Fatos Nano

31 Tetor 2025, 19:18Politika TEMA
Agron Duka: Shqiptarët ishin me fat që patën një

Agron Duka ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Duka vlerëson figurën e Nanos,  si një njeri me zgjuarsi të lindur dhe të thellë në dituri.

Më tej, Duka shton se Nano nuk dinte të hakmerrej, por të falte.

"Njeriu në jetë njeh shumë njerëz, por jo të gjithë lënë gjurmë të thella si nëna, babai e familja.

Një njeri që unë nuk do ta harroj kurrë ishte Fatos Nano.

Një njeri me një zgjuarsi të lindur, por edhe i thellë në dituri. Ai udhëhiqej nga dashuria për njerëzit.

Nuk dinte të hakmerrej, por dinte të falte.

Shqiptarët ishin me fat që patën në një epokë të vështirë një njeri tolerant, social-liberal dhe të ditur si ai.

U prehsh në paqe, miku im. Qofsh i parajsës", shkruan Duka.

2 Komente

  1. P
    Popi

    Ja, doli edhe ky gërdalla Duka për ngushëllim... A ke dalë ndonjëherë tek sheshi bashkë me malokun duke thirrur "Nano ik"? Punë batakçinjsh.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pantallona te Andruara

      IK ore Legen..Fatos Nano ishte nje Pacifiste por duhet te Kishte Futur Brenda ne "Qypte" Sali Berishen me 1997-ten..dhe jo ta linte ne Politike... edhe Bashkim Fino qe u be per Rahmet....ka Fajin e tije....sepse ai u be Kryeminister me "Inicjativen" e Berishes.... Nje Kryeminister Patriote cilido qe te ishte nuk do ti jepte Berishes nje "Shanse te dyte"..por vetem deren e hapur te Burgut....kjo do te ishte nje Mrekulli..dhe Shqiperia sote do te ishte Ndryshe..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje