Erion Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Besoi se e majta duhet të ishte progres, jo thjeshtë dogmë

31 Tetor 2025, 19:09Politika TEMA
Erion Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Besoi se e

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson Nanon si një qytetar me vizion thellësisht europian, i cili besonte se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjeshtë dogmë.

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.

Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.

Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Sepse liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar.

Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës.

U prehtë në paqe”, shkruan Veliaj.

3 Komente

  1. D
    Deshmitar i ndershem

    Z.Erjon! Me kujtohet shum mire qe e prisje Z.Nano kur kthehej nga Rinasi me parulla te lidhura ne shtyllat e ndricimit"Nano ik". Deri ketu ok se lufte politike. Me kujtohet shum mire qe gjithashtu te priti te vila 31.Me kujtohet qe i thashe para se te hyje qe ka veshur posht xhaketes nje bluze ku shkruhet "Nano ik".Me tha lereni me gjith bluze se nje dite do e heqi vete. Hyre me ment e tua dole me te tijat besoj. Uroj ta lexosh kete mesazh te kuptosh kush ishte Kryetari i PS atehere dhe kush eshte kryetari i kesaj pseudo PS ,i cili te futi ne burg dhe po te degjeneron

    Përgjigjjuni
    1. k
      keshilltari asamblese

      Nje gje eshte e vertete qe edhe Erjoni ka kontribut ne degradimin e Partise Sicialiste dhe varferimin e popullit. Keta jane dyshja Rama - Veliaj...Bashke punuan te pasurojne nje grup te vogel njerzish dhe te varferojne, shkaterrojne dhe largojne nga Shqiperia rinine, pjesen me vitale, qe me pas te sundonin rehat kete popull te plakur e varferuar duke lundruar ( permes oligarkeve dhe 5D) mbi pasuri perrallore. Shikoni ne Tirane kulla shumekateshe ku perziejne e investojne parate grupe njerzish nga disa krahe politike e sektore te jetes e politikes. Nga ana tjeter gjoja mundesojne ngritjen e komplekseve te banimit per "te varferit" qe edhe pse te izoluara si geto, mjeshtrat e abuzimit i kane ngritur cmimet e shitjes ne stratosfere....sepse keshtu jo vetem qe nuk ulen, por vazbdojne te ngrihen cmimet e shitjes kullave, ndertuar me para te pista. Deviza e kesaj dysheje ka qene dhe eshte: Ndertime sa me shume duke rrembyer prona e toka te kujdo , shitje me cmime sa me te shtrenjta, varferim absolut te popullit me te gjitha menyrat...Deri tek forcimi mekanik i lekut dhe paralel rritje cimesh edhe atyre ushwimore, duke kapercyer ato te vendeve me te zhvilluara. Edhte shnderruar valuta (dollar-euro etj) si ato bonot e privatizimit. Kjo nuk ndodh askund pervec ne kete shtet...Ne se do kishte forcim te mondhes vendase do kishte dhe renie cmimesh!!!!! Por ti Erjon e more pas bythe per shkak te luftes brenda llojit, kush te domi oje pushtetet!!!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        O Erjon leri fjalet por mer pak shembull nga njerez qe duhen mare si shembull.Ai eshte i vetmi politikan qe e njeh institucionin e doreheqjes kur duhet ta besh.Mer shembll se fjalet e tjera i mer era e ajo qe ben te mbetet te dera.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje