Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Ramush Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare

31 Tetor 2025, 17:29Politika TEMA
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Ramush Haradinaj: Kontribuues kyç i

Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. 

Ish-kryeministri i Kosovës shkruan se Nano ishte kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. 

“Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. 

Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar.

Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj. 

Lini një Përgjigje