Rusmali në Kushtetuese: Vetë keni thënë se neni 115 nuk vepron për të gjitha shkarkimet! Përndryshe presidenti s’do kishte nxjerrë dekretin

31 Tetor 2025, 17:29Politika TEMA
Rusmali në Kushtetuese: Vetë keni thënë se neni 115 nuk

 

Përfaqësuesi i presidencës, Ilir Rusmali thotë se ankimimi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ishte nul sepse nuk është shkarkuar për shkelje kushtetuese. Sipas tij, nëse një kryetar bashkie ankohet në gjykatë për një çështje të caktuar, kjo e fundit nuk mund të pezullojë gjithçka vetëm se është i zgjedhur vendor. Sipas Rusmalit, vetë Kushtetuesja ka thënë se neni 115 i Kushtetutës nuk vepron për të gjitha shkarkimet.  

Ai thotë se nëse shkarkimi i Veliajt do të ishte bërë referuar nenit 115, atëherë presidenti nuk do të kishte ndërmarrë veprimin për të dekretuar zgjedhjet. Rusmali tha më tej se shkarkimet e tjera që nuk kanë lidhje me nenin 115, por me 62 si në rastin që ai argumenton për Veliajn, nuk ka motiv ligjor për t’i penguar. 

Pjesë nga diskutimi:  

Zaçaj: A mund të pezullohen zgjedhjet kur i shkarkuari ka sjellë ankim? 

Rusmali: Nëse një kryetar vjen në Gjykatën Kushtetuese dhe sjell kërkesë padi për divorc nuk do t’i thoni ou je kryetar bashkie dhe do pezullohet gjithçka. Do shikoni kush është shkaku ligjor i ankimit dhe në këtë rast do ta refuzoni me shkresë të thjeshtë të sekretarit të përgjithshëm.  

Zaçaj: Nuk janë të ngjashme rastet.  

Rusmali: Verifikimi i kompetencës ka lidhje me pikën 1 të nenit 115. Nëse ankimi nuk ka lidhje me pikën 1 të nenit 115 nuk mund të pretendojë ankuesi të përfitojë nga garancitë e pikës 2 apo 3. Dhe presidenti sheh nëse jemi përpara rastit të shkarkimit sipas pikës 1 të nenit 115. Nëse përgjigjia është negative nuk ka më diskutime. Ju e keni thënë se 115 nuk vepron për të gjitha shkarkimet. Nëse do thoshit se vepron për të gjitha shkarkimet, padiskutim që presidenti nuk do të kishte marrë këtë veprim.  

Zaçaj: Mënyra se si vepron presidenti niset nga 115 3, verifikon nëse ka ankim dhe sheh nëse përmbushet neni 115 1 dhe më pas vepron për dekretim zgjedhjesh? 

Rusmali: Presidenti nuk sheh fillimisht 115, por praktikën që i vjen në derë dhe shikon se kush është shkaku ligjor për shkarkimin i përmendur nga Këshilli i Ministrave, dhe nëse shkarkimi nëse është sipas c 62, dhe është i mbështetur në bazë të këshillit bashkiak. Më pas eventualisht nëse shkarkimi është sipas 115 atëherë interesimi i parë është nëse ka ankim brenda afateve kushtetuese për ankim. Nëse është shkarkim sipas 115, presidenti nuk mund ta konsiderojë njoftimin nga këshilli i ministrave pa kaluar 15 ditë, edhe pse afati është 48 orë, por shkarkimi duhet të jetë sipas 115. Shkarkimet e tjera që nuk kanë lidhje me 115 nuk ka motiv kushtetues e ligjor për ta penguar. 

4 Komente

  1. A
    AS

    Veliaj duhet trajtuar me respekt dhe mbeshtetur persa kohe qe nuk i kane dale fakte te shkeljes se ligjit. Cdo interpretim tjeter do ishte mosmirnjohje per ate qe punon shume, eshte i ndershem, dhe nuk ka perkrahje klanesh. - - - - - Perndryshe kush do futej ne politike sot ne Shqiperi nese e di qe do futet ne burg nga klanet mafioze dhe korruptive? - - - - - - Nese eshte i ndershem, duhet mbeshtetur per te gjetur te drejten e tij. Nese nuk eshte i ndershem, duhet te futet ne burg. - - - - - - Populli nuk mund te beje gjyq pazari, por drejtesia duhet te bej gjyq te drejte.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Kur degjon kete rus mailin qe flet me gjuhen e kopilit serb ne mbeshtetje te klyshit te vogel te rrehanit (rrehan i themi atij qe ha dru vazhdimisht sepse i kruhet suma) me vjen nje perzjerje per te vjellur sepse nje perzjerje e tille jane rilindja me qenefin pd.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeniceri

        Veza qe ka prodhuar Pd e Saliut ,nga e zeze nuk mund te kthehet e verdhe . me qe te mbajne si specjaliste e krijues te Kushtetutes ,pa me thuaj . Bajgat qe keni shkruar ,cfare ngjyre kane .Ligji, qe ju per disa e merrni te qene e per te tjera e perjashtoni kur ka fuqi ,kur ndryshon bajga ngjyren . Ta bera pak te thjeshte, qe te kuptojne delet e te mos na qorrollepsni me keto argumeta bajate ,qe nuk kane serjozitet kur komentohet Kushtetuta .Nse Kushtetuta ,ka paragrafe qe mund ti komentosh sipas deshires ,nuk ja vlen. Nga ty na intereson jo te mbrosh Presidentin apo K/M por ligjet ,a jane te shprehur qarte e kane vec nje konkluzjon .Mjer ky popull nga cilat parime te demokracise udhehiqet . O Rus... Ky raste eshte spastrim politike i paster qe ,ju qorrat e lepirsat u serviloseni Donkishotve te demokracise .

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhemal

          Nuk mund te di cfare do vendos gjykata kushtetuese ,por nga ato qe kemi degjuar,degjojme,vendimet e organit te akuzes e te gjykatave duket haptas se LISTAT i ben klani i saliut ne drejtesi,kush do merret nen akuze.,edhe ndonje veprime sporadik qe ndodh nga krahu i germadhes behet thjesht per tu justifikuar para publikut,,ne shqiperi eshte krijuar Gestapo e saliut me prokurore gjoja te ndershem..ne fakt Jane aty nje jete e shumica udhehiqen nga ideollogjia e dhunes,urrejtjes,hakmarrjes,percarjes,...deri kur nuk do dalin para pergjegjesise ,udheheqesit e tragjedive kolektive94,96.97,98,2008,2011 shqiperia nuk do gjeje qetesi e progres..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje