Arben Malaj: Ja çfarë na tha Fatos Nano, kur i kërkuam të hakmerrej ndaj Berishës

31 Tetor 2025, 17:55Politika TEMA
Arben Malaj: Ja çfarë na tha Fatos Nano, kur i kërkuam të

Një ditë të trishtueshme për humbjen e një lideri vizionar, e ka cilësuar ish-ministri i Financave Arben Malaj ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit Fatos Nano. 

Ai vlerësoi kontributin e Nanon në modernizimin dhe strukturimin e PS-së, që sipas tij ishte dhe sfida më e madhe pas viteve ’90.

“Është ditë e trishtueshme se ishte lider dhe një politikan i një stofi ndryshe që shqiptarët e donin. Ajo që do të vlerësoja në profilin e Nanos ishte vizionar, ishte i qartë se ku donte të shkonte Shqipëria në sfidat pas ’97-ës. 

Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm se ristrukturoi PS-së e modernizoi dhe në profilin e tij do të jetë lideri që do të kujtohet gjithmonë për shpirtin demokratik dhe strukturimi i PS ishte sfida më e madhe pas viteve ‘90. 

U bë një ekip që mori përsipër ristrukturimin. Shqipëria nuk ka parti komuniste se u bë strukturim i mirë i PS dhe njerëzit e gjetën veten atje dhe nuk e kishin imediate të krijonin parti. 

Modernizimi shpirti demokratik e liberal i bëri bashkë të majtët që të merrnin përgjegjësinë për të qeverisur vendin pas ’97-ës”, tha Malaj për A2.

Si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fatos Nanos, Malaj rrëfeu momentet e tij më të vështira, mësimet politike që ka marrë prej tij dhe dallimet mes një lideri si ai dhe Berishës.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur u bllokua votimi i ministrave, për shkak të grindjeve brenda PS-së. Atë ditë Nano më dha një mësim politik. Pse politika në Shqipëri është vështirë? 

Këdo që takonte nga socialiste u drejtohej si institucion dhe në fund më tha e kupton pse është i vështirë ky vend? Se çdo njeri e konsideron veten institucion, e njihte psikologjinë e politikanëve dhe njerëzve, por kishte shpirtin e tij dhe nuk kishte armiq të përhershëm. 

Në kryesi kemi pasur një debat dhe Ilir Zela ishte duke debatuar me shpirtin kritik dhe situata u ç’tensionua kur Nano ndërhyri dhe i tha; Ilir ne jemi të dënuar të punojmë bashkë edhe kur nuk e duam njëri-tjetrin  

Kishte gjithmonë atë hapësirën se njeriu duhet të ndjehej të vlerësohej prapë. Jo si në partitë e tjera politike. Në atë kohë gazetarët kishin një konkluzion ku dallonte stili i Nanos me të Berishës nëse berisha të zbret nga autobusi edhe nëse kalon prapë nuk të merr kurse po të zbrit Nano rri aty se e vjen të merr prapë. Gjenin filozofinë e thjeshtë për të bërë dallimin”.

Sipas tij Nano është i fundmi lider që lejonte debatin dhe garën me votë. Malaj thekson se Nano kishte ambicie por e pranonte realitetin edhe kur u tërhoq nga ambicia e tij për president.

“I fundmi lider i një partie të madhe që lejonte debatin e garën me votë. Tani është raporti mes autokracisë  e demokracisë. Demokracia e brendshme është limituar. E dëshironte postin e presidentit e provoi dy herë por herën e dytë u tërhoq. E pamë që nuk kishte mbështetje as nga PS e partitë e tjera dhe nuk ndoqi rrugën kishte ambicie, por e pranonte realitetin”, tha Malaj.

Ai vlerësoi liderin socialist edhe për faktin se nuk u hakmor pas daljes nga burgu, por kërkonte paqen socialiste.

“Kam mësuar shumë nga të bërit politikë nga Nano. Sapo doli nga burgu në mbledhjen e grupit parlamentar, disa socialistë mendonin se lideri i PD duhet të jepte llogari, dhe unë mendova që Nano do të gjente rastin për t’u hakmarrë, por ajo që Nano tha ishte shumë domethënëse; ju më keni mitizuar mua dhe unë dua të ç’mitizohem. Nëse më thoni fut në burg liderin e opozitës unë nuk krijoj mite të tjera që të mbetem pjesë e grindjeve dhe situatave të vështira. Ato vuajtje i kam mbajtur unë në kurriz ne duhet të sjellim paqe sociale”.

13 Komente

  1. P
    PO , PO

    Sali Berisha , me do e mos duhej vene para pergjegjesise ligjore per grushtin e shtetit qe ndermori ne shtator 1998 . Prandaj Saliu tregohet kaq agresiv ne gjithe periudhen si lider i partise me destruktive qe ka pare ky vend , deri sa arriti e coi ate parti ne buze te gremines ku eshte sot ! Po t`i ishte treguar vendi atehere , sot do kishim nje opozite te vertete dhe nje Shqiperi shume me te perparuar .

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Dhe nuk do të kishin të vrarë ne Gërdec dhe në 21 janar në boulevard!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tellalli

      Po po . Shkruhet medoemos .

      Përgjigjjuni
      1. f
        fjala

        Arben Malaj mund te kete mbresa shume, por per mua Fatosi ishte vertete nje njeri liberal ne te gjitha fushat , gje qe nuk shkonte me udheheqesin e nje partie ne kushte e nje pluripartizmi extrem qe ishte ne Shqiperi.Mban mend Arben, ate qindarken e fundit qe do u ktheje ti me Fatosin dhe na more edhe shpirtin?! Po ate shprehjen e Dritero Agollit ne pergjigje te fjales Nanos nga burgu: ne se ps eshte kente, ti Fatos Nano je bufi kenetes. Nuk besoj se krahasohet Dritero Agolli me Fatos Nanaon. Sido qe ishte, ti je mire nashti, nuk e di ke ca kohe qe te kane zene te dridhurat, ose mendja te ka lene, ase dikush te ka zene, por kjo bote keshtu eshte. JU lumte juve qe e gezuat jeten dhe vdekje sa me shpejte neve qe na e moret jeten !

        Përgjigjjuni
        1. P
          PUCI

          Bota e paqes eshte frut i liberaleve

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vjosa

          Edhe ti Beni nga mësimet e Nanos dole politikan i shquar.Beni ,për tu bërë president Nano shiti zgjedhjet e dhe braktisi elektoratin socialist në fushatë dhe ditën e zgjedhjeve .Beni ,Beniiii Nano bënte pazare në gjëndje të dehur dhe nuk dinte çfarë linte nëpër kazinot.Gjithësesi i qoftë dheu i lehtë se është rob zoti për politikë pastaj lëreni të qetë.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Sa keq e ke shkrujt, si nuk u mesove...

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrup Tupi

              Fatosi zgjodhi ta injorojë në fillim Berishën e jo të përballej me të. Më pas çuditërisht e mbështeti në kurriz të partisë që vetë e kishte shndërruar nga PP në PS. Nëse Saliu do të merrte hakun atëhere,nuk do ta kishim nëpër këmbë edhe sot.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ulix

                2 vllehet qe grabiten parate e firmave piramidale. Gjakun dhe mundin e shqiptareve.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na mytën

                  O Beni po ne kalë kush e hipi prapë Saliun më 2005 e kuptove? Ajo paqja sociale?! Hajde pallë hajde!

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesi e munguar

                    Fatos Nano ishte nje njer liberal qe punoj per ndryshimin e vendit nga diktature ne vend kapitalist. Me liberalizmin e tij ai krahas pozivitetit per te mos krijuar "lufte"te perhereshme,thelloi hapsiren per moszbatimin e ligjit.Mos ndeshkimi i krimit te grushtit te shtetit te shtatorit 1998-t tregoj me shume frike para Berishes e PD-s ne kuriz te ligjit.Tranzicioni i zgjatur eshte pasoj edhe e liberalizmit te tij.Vlerat e tij si politikan,jane te medha me gjithe mangesit e tij.Ngushellime te afermeve dhe bashkepunetoreve te tij.U prehte ne paqe.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bummm.bumbum

                      O pis burr po ti që ja lapin b0l3t saliMutajt çfar quhesh? Nano vodhi aq shum lek sa sdinte sa linte në kazino. Dhe nuk donte të fuste saliMutajn në burg.. Rinte dru gjith ditën . Pi mall e pi whisky e fiçat vu . Nuk e ulte dorën me 50 e hapte. E mësoi edhe Edvinin të merte 20% për leje ndërtimi ... dhe ta mbante saliun të paprekshëm se I duhet për vota. A ju jeni qorra dhe me memorje peshku.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Partizani

                        Fatosi që kur u bashkua me Xhoanën i prishi të gjitha, kishte shumë vlera, por i përdori jo si duhet. Lëre Arben Malaje mos na qaj se ti Kastrioti, Marko etj donit Fatosin që ju linte bënit çtë donit se ai merrej me Xhoin e nuk kishte nge për punë, prandaj nuk ju pëlqeu Edi se do të shtronit by… Po shikosi përfunduat.. ku është Kastriot Islami, do ti shkoj për pak mbrapa Fatosit, po Markua juhapi rrugën, vafshi në djall se ashtu jeni.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje