Aksioni parlamentar i nisur nga opozita më 6 nëntor, për të mos lejuar normalitetin duke bllokuar komisionet dhe seancat plenare, duket se është harruar nga jo pak deputetë demokratë.
Kalimi i mbledhjeve të Komisioneve online u cilësua e paligjshme nga demokratët, që shpjeguan se kjo procedurë mund të aplikohej vetëm në raste emergjencash apo situatash të jashtëzakonshme.
Opozita akuzoi mazhorancën se po futej në klandestinitet, por tashmë edhe disa nga ligjvënësit opozitarë të grupimit Berisha-Bardhi po legjitimojnë atë që anatemuan, duke marrë pjesë në këto mbledhje virtuale.
Bujar Leskaj, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Ina Zhupa e të tjerë kanë qenë të pranishëm në komisionet online. Rasti i fundit ishte Edmond Spaho, i cili nuk tha asnjë fjalë, por mori pjesë në votim duke u shprehur kundër projektbuxhetit 2024.
Para tij, shumë deputë të të tjerë kanë qenë të pranishëm në komisionet online, disa duke kundërshtuar mbledhjet online, të tjerë kanë heshtur.
A2 CNN pyeti Sali Berishën për këto zhvillime, i cili u mundua të justifikonte deputetët e tij, por nuk dha detaje shpjeguese.
“Këta kanë shkuar të programuar, nuk kanë shkuar për kuorumin, kanë shkuar me qëllim tjetër”, tha Sali Berisha.
Edhe pse kreu i Rithemelimit flet për një koordinim dhe veprim në emër të grupit, Edmon Spaho tregon të kundërtën, kur u kontaktua nga A2CNN.
“Ka pasur edhe të tjerë, unë nuk e dija këtë. Nuk e dija që duhej ikur”, tha ai.
Të martën e kësaj jave, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ngulte këmbë se pjesëmarrja në komisione ishte e panevojshme, duke i qëndruar aksionit opozitar.
“Nuk ka nevojë që ne të marrim pjesë në komisione për të thënë mendimet tona për buxhetin, aq më tepër që buxheti është transparentë dhe qytetarët e dinë që nuk kanë asnjë përfitim”, tha Gazment Bardhi.
Me zhvillimet e fundit, opozita po bëhet pjesë e strategjisë së mazhorancës, që tentoi të minimizonte efektet e aksionit opozitar në Parlament. Duke u bërë pjesë e komisioneve online, demokratët po legjitimojnë atë që deri pak më parë e quanin të paligjshme.
Shtet I qelbur dhe mallkuar qofshit o ndyresira te kombit
Kashte e koqe pozite e opozite.Mjer ne ku na kane futur barajktaret e partive me listat e mesnates!?
Ja pse i duan KOMISIONET HETIMORE këta të PERVËLUARIT për INTERESIN PUBLIK dhe mbrojtjen e KUSHTETUTËS , që s’lanë kangjella pa i kacavjerur si MAJMUNË , kanë HALLIN e DIETAVE se kështu ndihmojnë dhe në ritjen e MIRQËNIES të popullit , se dhe këta në popull bëjnë pjesë . J’u pre koromania , u këthyen si LEPURUSHË në fole .
dava plehrash qe rjepin popullin,paguhen per tu ngjitur ne dritare e per te bere rremuj. Po kete ben edhe kur bojkotuan,kur i erdhi koha qe nuk do paguheshin vajten me vrap. Mblidhen urgjent e rrisin rrogat e tyre dhe bejne sikur qajne hallin e pensionistave
revolucioni nr.5 u shfrye pa filluar akoma, nuk ndezi perseri, vetem Muli beri nje skene si Vojo kushi mbi tank , por muli nuk kishte granade ne dore. gallate e madhe
Kur shikojne se u digjet bytha e tryre , shkojne me vrap ne seanca parlamentare she komisione. Ja sa serioz jane keta pacavure deputetesh. Lehin 5 muaj dhe te gjashtin pushojne se lehuri sa te hane buken. Po ,po qeni kur ha nuk leh. Leh pasi ka siguruar ushqimin. Lepijne ate qe kane peshtyre dhe perseri peshtyjne ate qe kane lepire qe ta ken rezerve. Besojini keta palaco deputet.....
Pritet qe te filloje revolucioni nr.6 nen komanden e Lefqen hunderr maliq kokexhufkes i cili do merret me organizimin e lristave te haremit te Jales pas humbjes apokaliptike, leshelike , babaxhike qe pesoi ne zgjedhjet e 14 majit ku koalicioni bashke fundosemi humbi ne 92% te teritorit te Republikes rast i pare ne historine elektorale te njerzimit qe nje ish force politike ne pushtet humbet ne 92% te teritorit. Po te ndodhte kjo humbje ne nje vend tjeter te Europes per nje ish parti ne pushtet menjehere kryetari i partise do te shpallte shperndarjen e partise dhe largimin nga skena politike por ketu tek ne me ndihmen e Lefqen hunderr maliq kokexhufkes foltorja do vije perseri ne pushtet ne vitin 2083, afer eshte pas 50 vjetesh.