Akuzat e Berishës ndaj policisë për kontrollet në MEK, Balla: Ka 32 vite që i përdor këto ngjarje për qëllime politike

22 Qershor 2023, 10:40Politika TEMA

Akuzat e Berishës ndaj policisë për kontrollet në MEK,

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës në drejtim të policisë së shtetit, për ndërhyrjet në kampin MEK në Manzë.

Sipas Ballës, Berisha ka 32 vite që bën të njëjtën gjë duke përdorur për qëllime politike ngjarje të tilla.

‘Ka një situatë urgjente. Teknika mbyllja pak këtij zhurmuesit. Mbylleni se e ka të hapur. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet.

Kuvendi as nuk mund të ndërhyrje në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha kur kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e një kohë.

Kjo është një çështje ku policia e shtetit ka zbatuar vendimin dhe urdhrin e prokurorisë dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK.

Përdorimi për qëllime politike dhe i një ngjarje për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që bën ky personi që sapo foli, bën korbin skifterin dhe ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës.

Nuk mund të hedhim në votim diçka qe nuk ekziston. S’ka nevojë për votim ecim para.’- tha Balla.

2 Komente

  1. O
    On

    Sot Berisha beri autogol..e di ky qe 99% e njerezve jane kunder ketyre....qe ky mbron.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajane hesapi

      Ka shume te drejte Berisha,sepse jeni Ju qe i krehni bishtin sot e 32 vjet me shkelje ligjore,repressione Policore krimet e korrupsion.A e dini naten e Shen Bartolomeut,kur Sali Berisha ,Bashkim Koplliku,Safet Zhulali leshuan policine tontonmakute per kontrolle te paligjeshme Banesash.Kontrolle pa' vendim gjukate,pa' urdher prokurori,vetem me urdher gojor te erdhe vertikalisht nga lart poshte:"...Edhe nje gezhoje tu gjendet te arestohen..."Ndersa prokuroret kishin mare urdher "-per kontrollet e banesave te bera nga policia ndaj ish ushtarakeve,te mos merret asnje denoncim.Keshtu eshte justifikuar ish prokurori Petrit Fusha ne Durres:-"kam urdher nga prokurori i Pergjithshem qe per kontrollet e bera ndaj ish ushtarakeve te mos marr asnje denoncim".Keshtu u Ka shpetuar te gjithe krimeve e shkelje e ligjore, ndersa PS e toleroi.Ne te gjitha krimet e tij ai eshte toleruar.Ndaj cdo dite del e llomotit ne ekranet televisive .Vetem tre organe shtypin flasin objektivisht.Te tjeret i lepine ....si ajo bukuroshja e Durresit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje