
Gazetari Reldar Deda dhe deputeti demokrat Dashnor Sula kanë folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Zgjedhjet për kryetarin e ri do të zhvillohen më 29 korrik, vendim ky i marrë në mbledhjen e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, ku deputeti Sula nuk mori pjesë.
Sula tha se do duhej që të gjithë opozitarët pas zgjedhjeve të kalonin një periudhë reflektimi në mënyrë që të mund të vinin me një frymë të re, me figura të reja dhe me një lidership të ri pasi sipas tij vetëm kështu mund të “shpëtojë” Partia Demokratike.
Nga ana tjeter, Deda tha se në këtë moment zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të partisë mbetet opsioni më i mirë, pasi Partia Demokratike sipas tij është e mbushur me hajdutë që kanë vetëm hallinë karriges së vetë.
Pjesë nga biseda:
Dashnor Sula: Duhej që si zoti Basha, si zoti Berisha si zoti Meta, të gjithë ne që jemi në opozitë duhet të kalonim një periudhë reflektimi nga i pari te i fundit që në shtator të krijohej një lëvizje që të krijonim ofertë të re, fytyra të reja me një organizim të ri dhe të kishim lider të ri në Partinë Demokratike.
Reldar Deda: Pse fabrikë liderësh është Shqipëria, kemi Italinë që mezi ka nxjerrë dy lider. Kush ka punuar me Berishën që e dinë se në 32 vite ka pësuar humbje spektakolare dhe këta deputetë të partisë Demokratike që i shkojnë si Vagona mbrapa nuk guxojnë t’i kërkojnë të japi dorëheqjen, por thonë se nëse do dilte PD me rezultat pozitiv do bënte bashkimin.
Sa të jetë gjallë Berisha “i tredh” ata dhe nuk guxojnë dot të krijojnë lidership të vetin. Lidershipi në Partinë Demokratike shpëton vetëm në një mënyrë ata që kanë hallin e karriges së vetë. Kanë hallin në3se do jenë deputet, ata që nuk marrin asnjë votë, kanë hallin e karriges së vetë dhe ne nuk mund të jemi peng e tre apo katër deputetëve. Partia Demokratike duhet të vazhdojë të ringrihet.
Dashnor Sula: Si do ngrihet?
Reldar Deda: Me njerëz të rinj, jo me hajdutë, se e keni mbushur partinë me hajdutë.
Dashnor Sula: Po mirë ti beson se mund ta ngrejë partinë demokratike Sali Berisha me Lulzim Bashën?
Reldar Deda: Unë mendoj se Lulzim Basha në këtë moment është i duhuri.
Njëri më budalla se tjetri! Gazetari (hera e pare qe e degjoj, por mesa duket do jete ndonja nga analistat e bardhshem), sheh si alternativen më të mire Lule Bashë (të gjithe e njohim, qe te mos ta zgjasim), tjetri ai i Peqinit, na thote prit gomar (jo i Peqini) te mbije bar, qe sipas tij duhet te pritet sa te reflektojne Berisha, Basha etj, etj! Të reflektoje Berisha?! Ky eshte kulmi!
Ku eshte gazetar ky se na trashet...gazetar we uleret...po pse Dashit ja kerkonkto ky apo Lulushit 8 vjet ministri me I perfolur per Keq....po normal mire dhe kaq...e lane are vend pa opozite Basha me politiken idiote nga pertej oqeanit ktheu Berishen nga pensioni. Por ky gazetar te bem te nderrosh kanalin..pak stress e zhurma ka rruga ne Tirane duhet degjuar dhe ky koqe...
Keta te Opozites, ose jane Budalleje, ose luajn Rolin e Budallejeve. Lyli eshte Leva e Byrishes, Berisha eshte Nona e Intrigave, ben sikur Zihet, pastaj Pajtohet, i largon dhe i afron sa here i do K…i keta te PD prej 30 vjet ( perjashto ata qe i ka derguar ne Boten tjeter) . Fati i Kallamit te Ripjelljes te jet Kryeminister, per sa Kohe Opoziten e drejton dyshja Mafioze Byrisha- Mutaj. Se Populli ka Zgjedhur te te Qeveriset nga Intelektual te Korruptuar ( Ripjellja) , dhe jo nga Injorante te Korruptuar qe edhe te Vrasin ( Opozita).