Alibeaj në Mirditë: Ndarje finale me Berishën! Të çosh demokratët te partia e Metës, fundi i moralit politik

20 Mars 2023, 16:49Politika TEMA

Alibeaj në Mirditë: Ndarje finale me Berishën! Të

Enkelejd Alibeaj nuk ngurron ta konsiderojë ndarje finale mes dy grupimeve të PD futjen e kandidatëve për kryebashkiakë të Sali Berishës në zgjedhje me logon e Ilir Metës.

“Është e pafalshme, është një mëkat politik që një pjesë të demokratëve t’i marrësh dhe t’i orientosh në një parti tjetër. Ky është fundi I ekzistencës së një partie, fundi I moralit politik.

Si mundet që një shtëpi e madhe siç është PD që mund të ketë debate, ide të ndryshme, pikëpamje të ndryshme, por në fund duhet të mbeten te e njëjta çati. 

Çdo akt, çdo veprim që i orienton, shtyn mezor një pjesë të demokratëve drejt një partie tjetër, të majtë, që nuk ka asgjë me moralin dhe vlerat e PD, kjo është një ndarje, duhet ta pranojmë, një ndarje thuajse finale”, tha Alibeaj.

Tashmë, i qartë që Berisha do të refuzojë çdo përpjekje për bashkëpunim mes tyre për 1 kandidat unik për bashkitë, kryetari I komanduar I PD kujdeset të thotë se dora e shtrirë nuk ishte dobësi, apo pa-aftësi për të gjetur kandidatët e tij.

“Demokratët nuk kanë asnjë arsye përse mos të bëhen bashkë rreth 1 kandidati, më të mirin e mundshëm që ka treguar që vë interesin publik mbi atë personal, për të bërë ballë luftës me pushtetin. Mesa duket nuk po ndodh kështu, pavarësisht se shpresa vdes e fundit.

Ne kemi mbajtur gjithmonë qëndrimin që po, dorë e shtrirë, po dorë e shtrirë jo si moment dobësie, por për interesin e qytetarëve, jo për interesin e njërës palë apo palës tjetër.

Përsa kohë që halli është I njëjtë, korrupsioni, krimi, çështje që prekin çdokënd që nuk është në vorbullën e pushtetit, pse mos të bëhemi bashkë? Çdo sjellje tjetër tregon një gjë: Nuk ke qëllim për tu përballur me pushtetin, nuk i shërben interesave të njerëzve, por interesave personale të dikujt”, vijoi Alibeaj.

Në Mirditë, nga ku edhe i dha këto deklarata, Alibeaj pritet të kandidojë me kryetarin e degës lokale, Mark Ruçin, pavarësisht negociatave 4 mujore të strukturave atje për të dalë bashkë në zgjedhje, duke plotësuar kandidatët në të 3 bashkitë e qarkut të dytë më të rëndësishëm të veriut, Lezhës.

6 Komente

  1. S
    Shaqo

    O Alibe, mos genje, Meta nuk eshte i majte, eshte ekstrem i djathte. Te majtet e demokratet nuk genjehen nga ai e Saliu.

    1. K
      Kritiku

      Ka njeri qe mund ti jape kuptim kesaj fjalie "Si mundet që një shtëpi e madhe siç është PD që mund të ketë debate, ide të ndryshme, pikëpamje të ndryshme, por në fund duhet të mbeten te e njëjta çati."? Ose Alibeaj e ka thene gabim ose eshte shkruajtur ketu gabim. Meroooo, puneso njerez qe dine te shkruajne gjuhen shqipe pa gabime! I redaktoni shkrimet ju shpellaret e gazetarise? Shikoni sa gabime keni ne çdo rresht te shkruar!

      1. O
        Oh sa kom qesh

        Po mire ore dordolec Alibej, nuk gjen dot nje salle te vockel per te mbledhur 10 vete qe i merr nga Tirana, por ngele klubeve , te pakten ndrysho sfondin nga pas mos nxirr banak lokali ore toc.

        1. Q
          Qytetari jo dixhidal

          O Alibej ! Djemt e "Berishes" ngelen rrugeve se te tille babai politik kane, ndaj i biresoi Meta. Po tyrp e te pamoralshem jane vet ata deputet dhe kandidat qe pranojne te mos vene tek NENA e tyre me emrin Partia Demokratike,por pranojne te shkojne tek LSI-ja e konvertuar ne PL. Po nga inati po shkojne te flkene me mullixhiun. TURP_TURP_ TURP per ata deputet e kandidat. Vazhdo rrugen... Turpi eshte per ata qe braktisin nenen ,se babai u xhindos nga trute e kokes. Ende nuk e kuptojne se Berisha eshte i mbaruar politikosht? Akoma nuk e kuptojne se sikur te fitoj Berisha asnje perndimor nuk e qas ne tavoline dhe ata jane me gisht ne goje? Si ka mundesi qe edhe djem te rinje ,te shkolluar enden akoma pas Berishes ? E cila eshte ekeqa se ngeli Berisha pa poste? A me te vertet e mendoni se Berisha do hidhte ne gjyq Blenkerin? A me te vertet avokati i Frances dhe gjykatesi i Frances do gjykonin Ameriken? Po ende mashtroheni pas Berishes,i cili ate qe e peshtyn sot e lepine neser pa pike turpi per interes te tij ? A me te vertete e quani Ju Berishen vizionar ? ha....ha....ha... ! Te dhunshem po, vrases po, hajdut po. A me te vertet e besoni se Sorosi vuri perpara DASH ? Qofshi JU!

          1. A
            Aron

            Saliu e Meta jane plehra, asnje nuk e kundershton, por ky Alibeaj eshte nje toc kuklle, nje idiot, me keq se Basha. Shkon takohet me nderkombetaret dhe vazhdon te njejtat retorika si Saliu duke e nxirre Shqiperine. Nuk e merr dot pushtetin duke u baltavosur, por duke treguar se je nje alternative me e mire ne cdo aspekt edhe nga ana e komunikimit se opozita qe bente Saliu, ish babai juaj shpirteror.

            1. U
              Universi shprsa ime

              Z. Alibeaj , më mir vetëm se sa me plerat e Berishës. Kto zgjedhje do tregojn fytyrën e vërtet se kush Jan demokratër me shpirt e me ndërgjegje e kush Jan Berishista. Ju uroj gjith të mirat e his Mos e vrit mëndjen. Nuk ka pyll pa derra . E mjerisht pd e Berishës i kish me shumic. Qytetrimi vjen me dije e me Vepra që i shërbejn shumicës. Kujdes nga plerat që do ler mbrapa Berisha. Ai fshatari tjeter burri i Monës as të flash sdi jo më të dretoj. Me video me zë dhe nuk e fusin në burg. Mere me mënd vet se ku e kan katandisur Shqiprin kaq keq sa ta drejtoj nji cop bojaxhiu e antikapati si KY shaloku pa emër

              Lini një Përgjigje