Relatori i KAS, Koli Bele: Ja pse vendosëm regjistrimin e PD

20 Mars 2023, 15:58Politika TEMA

Relatori i KAS, Koli Bele: Ja pse vendosëm regjistrimin e PD

Anëtari i KAS Koli Bele, i cili ishte realatori që shqyrtoi ankimin e Partisë Demokratike në KAS, pasi kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi vendosi që të mos pranojë kërkesën e PD-së së Enkelejd Alibeajt për ta regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se kryekomisioneri ka mbajtur një pozicion strikt.

Ndërkohë sa i takon vendimit të KAS për të regjistruar PD-në, Bele u shpreh se është menduar se duhet lexuar në frymën e ligjit dhe se është detyrim kushtetues që të regjistrosh një subjekt politik

"Duhet të kemi parasysh natyrën e KAS është një organ që nuk jemi gjykatë, por një organ vendimmarrje. Duhet interpretohet në mënyra të ndryshme Komisioneri ka mbajtur një qëndrim strikt duke interpretuar se për sa kohë në regjistrin e partive figuron emri i Lulzim Bashës duhet të jetë ai dhe vetëm ai që duhet të nënshkruajë në emër dhe për llogari të partisë.

Biem dakord që PD prej shumë vitesh është një subjekt politik i regjistruar sipas ligjit dhe që figuron si e tillë. Ka një debat të brendshëm për lidershipin e kësaj partie i cili zhvillohet jashtë KQZ-së dhe ajo që konstaton është se ky subjekt politik ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në zgjedhje dhe në interpretimin tonë nuk i takon KQZ-së të përcaktojë se kush do të jetë individi që përfaqëson partinë.

Pra është kryetari i shënuar në regjistër, por tashmë i dorëhequr, po është dhe dikush tjetër në cilësinë e nënkryetarit si person i komanduar. Dikush mund ta mirëkuptoj mbajtjen e një pozicionimi strikt të kryekomisonerit që i është përmbajtur çdo gërme.

KAS ke menduar se duhet lexuar edhe përtej gërmës, duhet lexuar në frymën e ligjit. Është detyrim kushtetuese të regjistrosh një subjekt.  Ligji po të ishte i lexueshëm nga palët mos të kishte shkallë ankimuese. E drejta që KAS  referohet është e drejta që buron nga ligji formal dhe nga aktet nënligjore në fuqi.’- tha Bele.

Lini një Përgjigje