Alibeaj ‘përplaset’ me Gjiknurin në mbledhjen e Komisionit për Zgjedhoren

9 Shkurt 2024, 11:52Politika TEMA
Alibeaj ‘përplaset’ me Gjiknurin në mbledhjen e Komisionit

Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj, i ka tërhequr vëmendjen kolegut socialist Damian Gjiknuri duke i thënë se po flet më shumë seç duhet.

Gjiknuri e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se foli në emër të Komisionit, por Alibeaj i kërkoi të flasë në emrin e tij, pasi marrja e kohës së grupeve të Shoqërisë Civile është e pahijshme.

Alibeaj: Jemi të dy bashkëkryetarë, që do të thotë i kemi të drejtat edhe në drejtimin e Komisionit, duhet të vendosim se janë të ndara përgjysmë. Sapo harxhuat më shumë kohë sesa premtuat.

Gjiknuri: U vu në pikëpyetje roli… Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi legjitimitet dhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe kjo është bashkë drejtim.

Alibeaj: Flisni në emrin tuaj sepse nuk është e hijshme që ne i thërrasim organizatat e Shoqërisë Civile dhe pastaj t’i agresojmë në një farë mënyrë, nuk do të ishte e ndershme. As unë mund të mos jem dakord me konsideratat që Gogo tha në lidhje me procesin politik, por ne duhet ta dëgjojmë.

2 Komente

  1. S
    Shkembi

    Me duket normale. Perplasje te tilla pacin perhere, per te zgjedh varjantin me te mire.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ceni

      Alibegaj shume mire mund te konvertohet nz BBVip me ate karagjozin Jul Deda sepse nuk kane asnje ndryshim,edhe si pamje edhe si mendim!Me nje fjale ne kendej i thomi "koqe kandari"!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje